Panorama Sport (Albania)

Soue tremb Skënderbeu­n, Partizani “bum” në merkato

Prezantohe­n brenda ditës tre lojtarë: Gojkoviç, Ramadani dhe Hysenaj

- ILIR CARA

Java përgatitor­e për ndeshjen me Flamur tarin ka nisur me lajme pozitive në kampin e kuq. Pas kthimit nga Antalia, klubi e ka pasuruar grupin me lojtarë të rinj. Gjatë ditës së djeshme, klubi ka zyrtarizua­r tre futbollist­ë, të cilët do të jenë nën urdhrat e stafit teknik për pjesën e mbetur të sezonit. Prezantime­t e djeshme kanë pasur të bëjnë me dy repartet më problemati­ke të ekipit, mbrojtja dhe sulmi. Renato Gojkoviç dhe Senad Hysenaj kanë përforcuar mbrojtjen, ndërsa Emran Ramadani është afrimi më i freskët për fazën ofensive. Me këto tre prezantime të djeshme shkon në gjashtë numri i lojtarëve të afruar zyrtarisht në merkaton e janarit. Më herët klubi ka publikuar marrëveshj­en me Bruno Telushin, Esat Malën dhe Egzon Belicën. Ky proces nuk është mbyllur, pasi janë edhe disa lojtarë të tjerë, që presin të kalojnë nga zyrat e klubit për të bërë foton e prezantimi­t.

RENATO GOJKOVIÇ"Panorama Sport" paralajmër­oi një ditë më parë arritjen e marrëveshj­es me gjigantin boshnjak të mbrojtjes, Renato Gojkoviç, i cili, gjatë paradites së djeshme, u zyrtarizua nga klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare: "Klubi ka mbyllur pozitivish­t marrëveshj­en me Renato Gojkoviç. Mbrojtësi 22-vjeçar është afruar nga kampionati kroat, ku është aktivizuar së fundmi në ekipin e NK Istra dhe ka nënshkruar me 15 herë kampionët e vendit një kontratë për 2 vite e gjysmë". Dje mbrojtësi është vënë në urdhrat e stafit teknik, ku ka kryer edhe seancën e parë stërvitore si lojtar i Partizanit.

EMRAN RAMADANIPa­rtizani e prezantoi si mesfushor Ramadanin, por ai është më shumë një lojtar që bën çdo rol në vijën sulmuese. Ja njoftimi i klubit për marrëveshj­en me 25-vjeçarin nga Tetova: "Klubi njofton arritjen e marrëveshj­es me Emran Ramadanin. Mesfushori 25vjeçar, pjesë e ekipit të Renovës nga viti 2013, ka nënshkruar sot (dje) kontratën që e lidh për dy 2 vite e gjysmë".

SENAD HYSENAJ- Ishmbrojtë­si i Vllaznisë ka firmosur deri në vitin 2021 me "demat". "Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshj­es me Senad Hysenaj. Drejtuesit dhe mbrojtësi 19-vjeçar (i mbush më 19 tetor) kanë firmosur kontratën e bashkëpuni­mit mes palëve, e cila e konfirmon lojtarin shkodran të Partizanit deri në vitin 2021".

 ??  ?? Renato Gojkoviç gjatë seancës së parë me Partizanin
Renato Gojkoviç gjatë seancës së parë me Partizanin
 ??  ?? Emran Ramadani Mosha: 25 vjeç
Roli: Mesfushor-sulmues
Emran Ramadani Mosha: 25 vjeç Roli: Mesfushor-sulmues
 ??  ?? Senad Hysenaj
Mosha: 18 vjeç Roli: Mbrojtës (i majtë)
Senad Hysenaj Mosha: 18 vjeç Roli: Mbrojtës (i majtë)
 ??  ?? Renato Gojkoviç Mosha: 22 vjeç Roli: Mbrojtës (qendër)
Renato Gojkoviç Mosha: 22 vjeç Roli: Mbrojtës (qendër)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania