Panorama Sport (Albania)

Sekreti i Juves, “vrasëse” në 30 minutat e para

Kanë shënuar 18 gola në 30 minutat e para, por tani edhe mbrojtja është kthyer “bunker”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Edhe me Xhenoan, nuk ishte një ndeshje mahnitëse për Juventusin. Mjaftoi një gol i Duglas Kostës në minutën e 16-të për të fituar dhe për të qëndruar në trajektore parakalimi ndaj Napolit. Edhe pse torinezët duket sikur kursehen, sidomos në pjesën e dytë, kjo mund të jetë një strategji e zgjedhur prej tyre për të menaxhuar forcat duke qenë se janë në lojë për tre trofetë dhe trajneri Masimilian­o Alegri ka treguar se është shumë i përpiktë në lidhje me detajet. Gjithsesi, për ata që vazhdojnë të akuzojnë se Juventusi nuk bind plotësisht, uebsajti bardhezi specifikon në shifra, ato që janë numrat që i bëjnë të fortë kampionët në fuqi të Italisë. START SHFRENUES

Goli i Duglas Kostës erdhi pas vetëm çerekore loje (16 minuta saktësisht), duke konfirmuar tendencën e Juventusit për t'i dhënë shumë gaz ritmit të tyre në fillimin e ndeshjes, të paktën në 30 minutat e para. Shifrat nënvizojnë se në këtë kampionët, skuadra e Alegrit ka shënuar 18 gola në gjysmëorën e parë të lojës, më shumë se kushdo tjetër në Serinë A. MBROJTJA E HEKURT

Juventusi ka fituar shtatë ( plus 1 barazim) nga tetë ndeshjet e fundit në kampionat dhe në këtë seri ka mbajtur 7 herë portën të paprekur. Madje, nëse do të zgjeronim shifrat në të gjitha kompeticio­net (nga pauza e fundit 19 nëntor), Juventusi numëron 13 ndeshje të luajtura; 10 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, në të cilat ka pësuar vetëm 4 gola (3 nga Sampdoria dhe

1 nga Verona), ndërsa ka mbajtur portën të paprekur ndaj Barcelonës, Krotones, Napolit, Olimpiakos­it, Interit, Bolonjës, Xhenoas, Romës, Torinos, Kaljarit e sërish Xhenoas. Të gjitha këto shifra konfirmojn­ë se edhe mbrojtja bardhezi është kthyer

në një bunker, pasi në 13 takimet e fundit e kanë mbajtur të paprekur në 12 raste. Madje, në dy ndeshjet e fundit në kampionat nuk kanë pësuar asnjë goditje në kuadratin e portës.

LOJTARËT "SURPRIZË"

Një tjetër aspekt që tregon

forcën e Juventusit janë edhe goditjet që vijnë nga ata lojtarë që duken sikur qëndrojnë larg portës. Duglas Kosta, në këtë fazë të fundit, ka qenë një "armë" më shumë, pasi ai jo vetëm vendos ndeshjet me golat e tij në ndeshjet ndaj Torinos,

apo edhe Xhenoas, por në të njëjtën kohë ka ofruar edhe katër asiste. Nga ana tjetër, Pjaniç dhe Manxukiç janë lojtarët e dy muajve të fundit që kanë goditur me tepër sesa Higuain dhe Dibala portën. Ai që ka rritur më shumë intensitet­in

ka qenë boshnjaku, i cili vetëm ndaj Xhenoas dërgoi 7 topa drejt kuadratit të Perinit, fakt ky që trajneri Alegri e kërkonte prej shumë kohësh dhe tashmë këshillat e tij jo vetëm që po ndiqen nga lojtarët e tij, por po japin efektin e duhur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania