Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Klubi të privatizoh­et ose largohemi!

“Fushata për FSHF korrekte, ftoj Dukën dhe Finon në Vlorë”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi vlerëson Fl amurtarin e këtij sezo ni, por mendon se duhet parë në fushë më mirë. "Nuk kam dëshirë të komentoj ekipin. Komenti më i mirë është fusha. Të mos marrim rolin e Profetit, të komentojmë si të paraqitet me fanellën. Unë kam të vetmin objektiv timin: respekti për fanellën të jep të gjitha llojet e sukseseve. Mos prisni ekip kampion, duam klub kampion. Kemi ndërtuar strategji ndryshe këtë herë. Në këto momente jemi të suksesshëm, por që konkluzion­et ngelen ne fund", tha Idrizi. Duke komentuar ndeshjen me Partizanin që luhet të premten, Idrizi u shpreh. "Ndeshja e radhës për Flamurtari­n. Unë pres më tepër ndeshjen e Kupës se sa ndeshjen e radhës. Është një emocion më i bukur vajtjeardh­je", tha Idrizi. Administra­tori zbardhi edhe takimin e djeshëm më kryebashki­akun Leli për privatizim­in. "Pata një program konkretet se çfarë do të bëhet sot (dje) në takimin me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli. Këto janë hapat. Kam nxjerrë detajet. Të enjten ka mbledhje në Tiranë dhe do të shohim. Nëse nuk bëhen strukturat, ne nuk rrimë më, janë katër vite", përfundoi Idrizi.

ZGJEDHJET NË FSHF - Sinan Idrizi u ka dërguar ftesë dy kandidatëv­e për drejtues të FSHF-së, Dukës dhe Finos, që të jenë në stadium të premten, ndërsa shprehet edhe për zgjedhjet. "Flamurtari jo vetëm që e ka deklaruar, por është i qartë. Ne kërkuam që të kandidonim Bashkim Finon. Nuk dua të paragjykoj, ka fryrje nga mediat, por do të ketë zgjedhje korrekte. Është garë korrekte nga të dyja kampet. Ata që i japin zjarr janë komentator­ët e studiove. Sot u bëj ftesë dy kandidatëv­e

për një derbi shqiptar, siç është Flamurtari­Partizani. Ftesë civile në një qytet civil. Kam denoncuar shoqatat fantazmë të njerëzve të nderuar që i drejtojnë. Kam kërkuar interpreti­m ligjor. Unë flas për një erë të re, jam i bindur", përfundoi Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania