Panorama Sport (Albania)

Vanda tmerron Interin, udhëtim pune te... Reali

Reali i Madridit mbetet prapa derës, rritet frika te zikaltrit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo është gjithmonë e më shumë i irrituar nga bashkëjete­sa e tij aktuale me Realin e Madridit dhe, nga ana tjetër, edhe drejtuesit e klubit spanjoll janë të projektuar dhe të bindur tashmë te shitja e portugezit, i cili këmbëngul për të kërkuar dyfishin e pagës aktuale, nga 21 milionë, të kalojë te 40 milionë eurot. Natyrisht që një largim i "CR7" nga kryeqyteti spanjoll do të shkaktonte një efekt bumerang në të gjithë "tregun" e sulmuesve të Europës dhe natyrisht që te Reali, kurrsesi nuk do të qëndrojnë pa lëvizur dhe pa zëvendësua­r Ronaldon me një tjetër fenomen të këtij sporti. Emri i parë në listë tashmë njihet nga të gjithë, është Nejmar, i cili gjithashtu ka krijuar me tepër armiq sesa miq te PSG-ja dhe kjo aventurë, pavarësish­t 222 milionë eurove të paguara, mund të përfundojë shumë shpejt. Por, nëse braziliani sfumon, presidenti Florentino Perez do të blejë Mauro Ikardin e Interit. Kjo pistë duket jo vetëm më e lehtë, por edhe më pak e kushtueshm­e, sepse gjithçka mund të mbyllet me 110-150 milionë euro, 2-3 ose 4-fish më pak sesa sakrifica që do të nevojitej për Nejmarin. Pa dyshim që të gjitha këto zëra kanë alarmuar jo pak tifozët dhe drejtuesit e Interit, të cilët po intensifik­ojnë bisedimet për të rinovuar dhe blinduar Mauro Ikardin, ndonëse për t'i terrorizua­r edhe më shumë ata ka menduar Vanda Nara. Bashkëshor­tja e futbollist­it, e cila është gjithashtu edhe menaxherja e tij, dje ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku paralajmër­onte një udhëtim pune në Madrid. Kaq është dashur që të gjitha mediat të nënvizojnë se tashmë bisedimet me Realin kanë hyrë në shina, duke qenë se shpeshherë vetë modelja Vanda Nara ka specifikua­r: "Reali e kërkon me ngulm Ikardin, prandaj nuk garantoj nëse ai do të vazhdojë ose jo tek Interi edhe në vitet e ardhshme". Me pak fjalë, merkato e sulmuesve ka nisur të nxehet...

 ??  ??
 ??  ?? Postimi i Vanda Naras, nga avioni, me të cilin ajo po udhëtonte në Madrid
Postimi i Vanda Naras, nga avioni, me të cilin ajo po udhëtonte në Madrid

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania