Panorama Sport (Albania)

Kruja: Ia dal me Teutën, Vllaznia më trajtoi keq

“Nuk jam për skuadrën B, disa njerëz s'më donin”

-

Teuta ka bërë një zgjedhje të zgjuar me afrimin e mesfushori­t Arsid Kruja, i cili është i aftë të luajë në të gjitha pozicionet në këtë repart dhe për më tepër është vetëm 24 vjeç. Ky është ekipi ideal për t'u rritur dhe mesfushori nuk u mendua dy herë për t'i thënë "po" ftesës së bregdetarë­ve. Nga ana tjetër, në Shkodër, një pjesë ndihen të trishtuar që një tjetër shkodran largohet dhe në një mënyrë jo të hijshme. Mesfushori u la jashtë listës së përgatitor­es së janarit nga stafi teknik, edhe pse në fazën e parë ai ishte titullar i padiskutue­shëm. Në Shkodër kanë filluar të ndihen keq duke lënë të kuptohet se e kanë kuptuar gabimin, ndërsa mesfushori ndihet i tradhtuar për mënyrën se si u sollën me të. Megjithatë ai është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë, por nuk harron të kujtojë se aty ka disa persona që nuk i duan ata që punojnë. "Teuta është një klub me emër në futbollin shqiptar dhe nuk mund t'i thosha jo. Drejtuesit kanë investuar dhe kanë ambicie të mëdha. Ndihem krenar me zgjedhjen që kam bërë. Këtu është një ambient i qetë dhe ai që punon, i ka të gjitha mundësit të tregojë vlerat që mbart", tha fillimisht mesfushori për "Panorama Sport".

Pse u larguat nga Vllaznia në këtë moment?

Nuk është se dëshira ime ishte të largohesha, por nga mënyra se si rrodhën gjërat vendosa të ndërpres bashkëpuni­min. Ka disa faktorë që më bënë të marr këtë vendim.

Cilët ishin këta faktorë që ju bënë të largoheshi­t?

E para dhe më e rëndësishm­ja: Më larguan nga lista pa asnjë arsye. Kaq mjafton besoj... Unë nuk jam një lojtar për ekipin B.

Ju vjen keq që u larguat kështu?

Normal që më vjen keq, pasi është klubi ku unë jam rritur, por nuk ishte dëshira ime. Aty ka disa njerëz që ndoshta nuk i duan ata që impenjohen shumë. Më detyruan të marr këtë vendim dhe jam i lumtur që tani do të luaj te Teuta.

Kthehemi te Teuta, edhe këtu do të luftoni për mbijetesë. Beson se do e realizoni objektivin minimal?

Sigurisht. Kam vetëm dy ditë që stërvitem me ekipin, por shoh një dëshirë të madhe dhe një grup të bashkuar. Kjo është ajo që një skuadër ka nevojë për të pasur sukses. Besoj se duke punuar fort në stërvitje do t'ia dalim t'i arrijmë objektivat sezonalë.

Në Durrës është Hakaj, çfarë marrëdhëni­e keni me të?

Më vjen mirë që jemi në të njëjtin ekip, pasi jemi shok të mirë. Jemi rritur bashkë dhe kemi respekt për njëri-tjetrin. Më ka folur shumë mirë për Teutën dhe pati ndikim në zgjedhjen time. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania