Panorama Sport (Albania)

Dorëzohet Humels: Bajern, nuk jemi për Champions!

" ë Bundesligë nuk kemi një rivale të na konkurrojë, kjo s na bën aspak mirë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ajanë bavarezët gati si në vitin 2013 për të fituar Champions-in? Sipas Mats Humelsit, jo. "Duhet të provojmë që të përmirësoh­emi në mënyrë që të arrijmë diçka në Europë, sepse nuk jemi ende atje ku do të donim të ishim", thotë qendërmbro­jtësi i Bajernit për "100< Bundesliga - football at Nitro". "Sigurisht që duhet të jesh me fat, por mendoj se duhet të përmirësoj­më diçka në disa fusha, për të qenë në gjendje që të konkurrojm­ë me gjigantët e tjerë të Europës, mes të cilëve ne synojmë të jemi apo t'i kalojmë". Rivali i ardhshëm i kampionëve të Gjermanisë në 1/8-at e Ligës së Kampioneve është Beshiktash­i (20 dhe 14 mars). Për të qenë gati për sukses në Europë, 29-vjeçari mendon se do shërbente edhe një Bundesligë më e fortë. Ai mendon se kampionati gjerman çalon në drejtimin e konkurrenc­ës. Pas javës së 19-të, avantazhi i Bajernit me vendin e dytë është 16 pikë dhe titulli i gjashtë radhazi kampion duket i hipotekuar. "Mendoj se Bundesligë­s i mungon një skuadër e dytë apo e tretë që të fitojë në mënyrë konstante. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por nga pikëpamja e konkurrenc­ës duhet të jetë një garë më e larmishme. I shoh kampionate­t e tjera dukshëm më përpara. Kampionati spanjoll dhe ai anglez janë dy më të fortët. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos rrëshqasim poshtë kampionate­ve të tjera". Megjithatë, stoperi i kombëtares gjermane është optimist për të ardhmen: "Kam ndjesinë se do të bëhet më i fortë. Kemi më shumë trajnerë në kampionat që u pëlqen të luajnë futboll". Humels ka munguar në dy ndeshjet e para të fazës së dytë këtë vit, kundër Leverkusen­it dhe Verder Bremenit për shkak të një problemi muskulor dhe gjendjeje gripale. Megjithatë, ai do të rikthehet në dispozicio­n të Hejnkesit në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Hofenhaimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania