Panorama Sport (Albania)

Siti në finale, sot derbi i Londrës Çelsi-Arsenal

Pep Guardiola i afrohet një hap larg trofeut të parë në Angli

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk ka vend për përralla në Bris tol. Mançester Siti i imponohet edhe në fushën e skuadrës së pestë të Championsh­ip-it dhe, falë fitores 3-2, prenoton udhëtimin për në "Wembley", për ndeshjen e fundit të Kupës së Ligës. Pas fitores 2-1 në gjysmëfina­len e parë në "Etihad", Pep Guardiola nuk fal asgjë dhe, përveç Sterlingut dhe Edersonit, hedh në fushë formacioni­n më të mirë. Të kuqtë e Bristolit nuk ndryshojnë asgjë. Trajneri simpatik, Li Xhonson, e kishte thënë në vigjilje: "Nëse nuk japim gjithçka këtë herë, atëherë kur do ta bëjmë"? "Qytetarët" krijojnë ndonjë rast, por nuk e ekzagjeroj­në dhe mjaftohen me krosimin-gjuajtje të Agueros, i cili përfundon në rrugën e traversës në minutën e 13-të dhe me diagonalen e David Silvës në minutën e 28-të, që pritet nga Stil.

GAFË E MAGNUSONIT - Por, mungesa e përvojës nga "The Robins" është fatale për klubin e kategorisë së dytë që eliminoi Mançester Junajtid. Në minutën e 43-të, islandezi Magnuson (ish-lojtar i Juventusit, Çezenës dhe Specias) përgjumet me topin në zonën e tij, Bernardo Silva ia rrëmben dhe ia ofron në një pjatë të argjendtë Leroi Sanesë për asistin e golit të parë. Ëndrra e Bristolit shuhet përfundimi­sht katër minuta pas kthimit nga dhomat e zhveshjes. De Brujne, i freskët nga rinovimi deri në vitin 2023 me klubin e tij, nis Kun Agueron dhe diagonalja e bomberit argjentina­s vlen golin e tij të katërt në harkun e tre ditëve.

ZEMRA E BRISTOLIT - Por skuadra e Xhonsonit nuk dorëzohet për asnjë moment dhe përballet me guxim me një prej skuadrave më të mira të Europës. Ata shënojnë golin e parë falë një devijimi të Pek pas një ore lojë dhe gjejnë edhe golin e barazimit në minutën e tretë të shtesës me mbrojtësin goleador Flint (në kampionat ka shënuar gjashtë gola). Megjithatë, fjala e fundit u takon përsëri miqve nga Mançesteri, të cilët gjejnë kohën për të shënuar edhe golin e tretë me De Brujnen në një kundërsulm në minutën e 95-të: sot skuadra e Guardiolës do të presë edhe aktin e fundit të gjysmëfina­les tjetër, derbi londinez mes Arsenalit dhe Çelsit, për të mësuar rivalen e saj të 25 shkurtit në mitikun "Wembley".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania