Panorama Sport (Albania)

Qerimaj, i treti në botë: Nuk marr asnjë lek

Peshëngrit­ësi: I lumtur, por nuk marr asnjë lek

- ABDULLA DUSHKU

Pas së çmimit "Krenaria e Shkodrës", një vlerësim ky për rezultatet e larta dhe medaljet e marra gjatë vitit 2017, peshëngrit­ësi shkodran, Erkand Qerimaj, ka marrë një tjetër lajm lumturues duke përfituar nga poziviteti i rivalit të tij në Botërorin e fundit duke u shpërblyer me medaljen...

Pas së çmimit "Kre naria e Shkodrës", një vlerësim ky për rezultatet e larta dhe medaljet e marra gjatë vitit 2017, peshëngrit­ësi shkodran, Erkand Qerimaj, ka marrë një tjetër lajm lumturues duke përfituar nga poziviteti i rivalit të tij në Botërorin e fundit duke u shpërblyer me medaljen e bronztë. Rumuni Dumitru Kaptari, i cili renditej i treti, me një kilogram më shumë se Erkand Qerimaj, ku konkurruan së bashku në peshën 77 kilogramë në stilin e shkëputjes, ka rezultuar pozitiv. Kjo medalje e bronztë tashmë do të vijë në Shqipëri dhe në qafë do ta vendosë shkodrani Erkand Qerimaj. Federata Botërore e Peshëngrit­jes, gjatë kontrollit antidoping në Botërorin e fundit të zhvilluar në SHBA, deklaron se rumuni ka dalë pozitiv me "ephedrine" (diuretik).

Ky është një lajm i mirë, i cili vjen në këtë moment të vështirë për peshëngrit­jen shqiptare të zhytur në zi pas atij skandali të dopingut me shtangiste­n Romela Begajn në Botëror. Kjo detyroi moralisht që të dorëhiqej presidenti Elez Gjoza, si dhe heqja e së drejtës për të organizuar "Europianin 2018". Pas marrjes së këtij lajmi, ne kontaktuam me vetë shtangisti­n shqiptar që na ktheu krenarinë e këtij sporti, Erkand Qerimaj. Ai ishte mjaft i lumtur, por dhe krenar për këtë arritje duke treguar me dy fjalë se: "Pastërtia fiton gjithmonë, ky ishte një lajm fantastik që më gëzon pa masë dhe më jep kurajë dhe përkushtim që unë të sjell medalje të tjera për Shqipërinë".

Erkand, si e pritët këtë lajm fantastik siç po e cilësoni dhe vetë?

Ishte një lajm mjaft i gëzueshëm, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Dua të theksoj se pastërtia gjithmonë do të triumfojë mbi padrejtësi­në. Gjatë gjithë karrierës sime jam munduar të paraqitem sa më realist në rezultatet e mija, të cilat të burojnë nga pastërtia dhe ndërgjegjj­a e zhvillimit të një gare. I treti në botë është lajm fantastik, por nuk marr asnjë lek

Sa kontrolle dopingu keni kaluar ju gjatë vitit 2017?

Gjatë gjithë vitit që sapo kaluam, kam bërë 8 kontrolle antidoping­u, ku gjithnjë kam

qenë i pastër.

Ç`mund të na thoni për Romelën?

Ndiej keqardhje. Ky është një sport individual dhe gjithsecil­i përfaqëson vetveten.

Sa medalje keni regjistrua­r gjatë këtij vitit që lamë

pas?

Kjo është medalja e tretë, pasi dy të tilla i mora në Europian.

Çfarë synoni në Europianin e këtij viti?

Të kem rezultate të shkëlqyera dhe të shtoj gjithnjë e më shumë medaljet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania