Panorama Sport (Albania)

Një nigerian dhe një korean nisin provën te Partizani

Aziatiku turbullon ambientin, vjen një mesfushor nga Egnatia

-

Java përgatitor­e për transfertë­n e Vlorës, që do të luhet të premten, në orën 17:00, po shfrytëzoh­et edhe për testimet e lojtarëve, të cilët aspirojnë të veshin fanellën e kuqe. Përveç mbrojtësit boshnjak, Renato Gojkoviç, që ka firmosur për 2.5 vite me "demat", në seancën e djeshme kanë qenë prezent edhe dy fytyra të reja. Bëhet fjalë për një mesfushor nigerian, i cili pjesën e parë të këtij sezoni e ka mbyllur në radhët e Egnatias, në Kategorinë e Parë. Konkretish­t për 19-vjeçarin Henri Çimuçem Okebugu, i cili dje ka zbritur në terrenin stërvitor me uniformën që ka lënë në klub Emiljano Vila, veshjen me numrin 88. Lojtari do të vëzhgohet nga stafi teknik dhe në fund do të vendoset për fatin e tij, aq më shumë që bëhet fjalë për një lojtar me moshë të re dhe që tek Egnatia ka bërë paraqitje të mira dhe që mund t'i vlejë klubit për të ardhmen.

MESFUSHORI KOREAN Risa tjetër në seancën e djeshme ka qenë një mesfushor nga Koreja e Jugut, emri i të cilit ka sjellë pështjelli­me, pasi thuhej se vjen një lojtar i pjacës së lartë, i cili kishte arritur të luante ndaj Milanit në Ligën e Europës këtë edicion. Li Jin Hjun ishte emri i servirë dje për koreanin, për të cilin u tha se vinte nga Austria, por fillimisht do të testohej. Duke iu referuar emrit, ai ishte i njëllojtë me koreanin e Austrisë së Vjenës, i cili në fazën e grupeve të Ligës së Europës kishte luajtur edhe si titullar ndaj Milanit. Për pak sa nuk u besua ky version, por e habitshme ishte se si një lojtar që luan me Austrinë e Vjenës vjen për provë te Partizani. Por, më pas, gjithçka është sqaruar, pasi koincidenc­a qëndron vetëm tek emri, pasi Li Jin Hjun me famë vijon përgatitje­t me Austrinë e Vjenës në fazën përgatitor­e që klubi kryen në Qipro. Ndërsa Li Jin Hjun që ka mbërritur te Partizani konsideroh­et në provë dhe, pasi të vëzhgohet nga stafi teknik, do të merret një vendim për koreanin.

 ??  ??
 ??  ?? Li Jin Hjun që po provohet te Partizani
Li Jin Hjun që po provohet te Partizani
 ??  ?? Li Jin Hjun që luan tek Austria e Vjenës
Li Jin Hjun që luan tek Austria e Vjenës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania