Panorama Sport (Albania)

Ja si ndryshon Partizani i 2018-ës

Porta mbetet solide, shtohen alternativ­at në mbrojtje dhe mesfushë, sulmi enigmë

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2017- 2018 është i destinuar të ndryshojë fytyrë herë pas here. Kjo vjen si rezultat i hyrje-daljeve të shumta në radhët e skuadrës, ku pjesa e dytë e sezonit do ta gjejë Partizanin me ndryshime të shumta. Largimet e shumta në përfundim të 16 javëve të para, që rezultojnë 12 deri tani, por edhe pezullimi pa afat i Lorenc Trashit nga klubi, bëjnë që Partizani të zbresë me një fytyrë tjetër më 26 janar në fushën e stadiumit " Flamurtari". Pas "çmendurisë" së javës së parë, ku Alban Hoxha u pezullua nga Moxhi dhe drejtuesit e tjerë të klubit, porta mbetet reparti më i palëkundur. Alban Hoxha mbetet siguria kryesore në vijën defensive të "demave" dhe Dashamir Xhika mbetet alternativ­a e parë për portën. Sa i përket mbrojtjes, ndryshime do të ketë qendra e mbrojtjes, ku partneri i ri Sodiq Atandës pritet të jetë njëri mes Egzon Belicës dhe Renato Gojkoviç. Ndërsa krahët, për momentin, mbeten të pandryshua­r me Kalarin dhe Ibrahimin që janë në "pole position". Alternativ­at më të shumta janë në të majtë, ku përveç Kotobellit së fundmi klubi ka afruar edhe 18- vjeçarin shkodran, Senad Hysenaj. Mesfusha mbetet një rebus për t'u zgjidhur, pasi përveç pezullimit pa afat të Trashit, edhe prurjet janë të shumta. Gjasat janë që Telushi dhe Batha të formojnë dyshen e qendrës, ndërsa alternativ­at për krahët janë më të shumta, aq më shumë kur flitet se priten të tjerë mesfushorë me tipare sulmuese, siç është rasti i Besart Abdurrahim­it. Për momentin, Asani me Prognin shikohen më të favorizuar­it për të luajtur në krahë. Në këto role mund të luajnë gjithashtu edhe Realdo Fili, Lukas Kardozo dhe Adem Maliqi. Partizani mbetet në kërkim të gjetjes së një sulmuesi "pykë", por janë rritur shpresat për rikthimin Edgar Çanit. Për momentin zgjidhje në këtë repart shikohet Jurgen Bardhi, i

cili është përshtatur në këtë rol. Por të kuqtë mund të luajnë edhe me dy sulmues në vijën e parë, ku përveç Bardhit mund të pozicionoh­et edhe Emran Ramadani, braziliani Lukas, apo edhe Progni që është testuar më herët nga trajneri

Starova. Të premten do të shikohet një Partizan ndryshe në fushë, por gjithsesi rreshtimi nuk mbetet përfundimt­ar, pasi ekipi mbetet ende në ndërtim, si dhe stafi ende nuk e ka krijuar idenë e plotë për formacioni­n më të favorizuar të mundshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania