Panorama Sport (Albania)

Ali Soue alarmon Skënderbeu­n

Xhejms pritet të bëjë qendërsulm­uesin, Daja do të hedhë nga minuta e parë edhe Vilën

- LLAZI SARO

Skënderbeu merr një goditje të fortë në prag të ndeshjes kundër Luftëtarit. Sulmuesi kryesor, Ali Soue, ka probleme fizike dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë nën urdhrat e Ilir Dajës për këtë takim të parë për këtë vit në kampionat. Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje delikate, bardhekuqt­ë janë të detyruar të bëjnë pa një prej lojtarëve kyç të repartit të avancuar. Në rast se Soue sakrifikon duke luajtur në Gjirokastë­r, atëherë rrezikon të përsërisë dëmtimin dhe të mungojë gjatë. Në këto kushte, stafi teknik nuk ka ndërmend të rrezikojë me lojtarin nga Gambia. "Panorama Sport" mëson se situata e sulmuesit është verifikuar dje, teksa sërish ka bërë stërvitje të diferencua­r duke ndierë dhimbje në kofshë. Në fakt, që gjatë minifazës përgatitor­e në Antalia, sulmuesi pati shqetësime muskulore prej ngarkesës që ka marrë, por u mendua se ishte diçka që do të kalonte shpejt. Gjithsesi, nuk ndodhi kështu dhe tani trajneri i Skënderbeu­t duhet të bëjë llogaritë me tri mungesa të sigurta. Përveç Souesë, korçarët do të jenë pa Suad Sahitin e dëmtuar, si dhe Afrim Takun, i cili ende nuk dihet se kur do të kthehet nga SHBA.

LËVIZJET - Duke parë këtë situatë emergjente, pritet që formacioni i Skënderbeu­t të ketë mjaft lëvizje në sulm. Me Blerim Krasniqin, që ende nuk është

përshtatur si duhet me pjesën tjetër të ekipit, Daja me shumë mundësi do të gjejë një zgjidhje tjetër për formacioni­n. Nëse prapavija dhe mesi i fushës nuk do të kenë ndryshime në emra lojtarësh dhe në vendosje, duket se zëvendësue­si i Souesë në majë të sulmit do të jetë nigeriani

Xhejms Adeniji. Ndërsa Gavazaj do të zhvendoset nga e majta, për t'i bërë vend Emiliano Vilës që nga minuta e parë. Paraqitjet e mira që durrsaku i ardhur nga Partizani ka bërë në këtë fazë përgatitor­e me Skënderbeu­n, duket se kanë bindur trajnerin Daja që të vendosë

aktivizimi­n e tij si titullar. Lëvizjet janë të detyrueshm­e dhe më së shumti vijnë si pasojë e mungesës së Ali Souesë. Për herë të fundit në Gjirokastë­r, skuadrat kanë luajtur më 30 prill të vitit të kaluar, teksa ka fituar Skënderbeu me një gol të sulmuesit Xhejms.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania