Panorama Sport (Albania)

Trajneri dhe klubi bëjnë llogari, u duhet edhe një mbrojtës

-

Vetëm pesë mbrojtës në dispozicio­n duke mos llogaritur Tefik Osmanin, i cili tashmë konsideroh­et nga trajneri ilir Daja si një mesfushor i mirëfilltë, janë pak për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Për këtë, numri një i pankinës korçare është i vendosur se duhet ndërhyrje në prapavijë më shumë se kudo tjetër për të gjetur alternativ­at e duhura. Në këtë pikë, kur ende nuk është mbyllur merkatoja, por mbeten edhe 8 ditë deri në fund të saj, Skënderbeu mund të hidhet sërish në sulm për të gjetur lojtarët e duhur apo pjesët e munguara që grupi në dorën e trajnerit Daja të jetë sa më i plotë. Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije për "Panorama Sport" se trajneri ka pasur një takim me presidenti­n Takaj dhe sërish kanë folur për merkaton në këto ditë të mbetura. Daja mësohet se ka kërkuar me ngulm që në ekip të ketë edhe një mbrojtës tjetër të afruar, pasi veç katër titullarëv­e në dispozicio­n mbetet vetëm Fidan Aliti. Largimi i Bruno Lulajt në formë huazimi te Laçi, bën që Skënderbeu të mos ketë garanci në prapavijë, pasi kampionati është ende i gjatë dhe mungesa do të ketë me siguri. Duket se pas kësaj kërkese të trajnerit bardhekuq, klubi është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur alternativ­at e duhura që i përshtaten ekipit. Kërkesat e trajnerit dhe të klubit janë të përqendrua­ra kryesisht te një profil lojtari i ngjashëm me Alitin, i cili është në gjendje për të mbuluar më shumë se një pozicion në repartin difensiv. Për momentin nuk ka emra konkretë, por që e rëndësishm­e është se klubi është vënën në lëvizje dhe merkatoja e Skënderbeu­t vijon të jetë ende e hapur si në mbrojtje dhe në sulm. Ll.S.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania