Panorama Sport (Albania)

Lika bën tri lëvizje, Luftëtari ndryshon mbrojtjen dhe sulmin

Liçaj firmos dhe del në stërvitje, ja si pritet të luhet me korçarët

-

Çdo pozicion i dubluar dhe një rivalitet më i madh se kurrë për një vend titullari. Luftëtari e nis vitin 2018 me një kontingjen­t për t'u pasur zili, teksa tashmë i duhet trajnerit Hasan Lika për të menaxhuar më së miri një grup ku ka edhe futbollist­ë, të cilët zor se mund të pranojnë qëndrimin në stol. Dje doli në stërvitje edhe vlonjati Lejdi Liçaj, i cili bëhet lojtari i nëntë që firmos për Luftëtarin në këtë merkato janari. Megjithatë, ndaj Skënderbeu­t pritet që mesfushori ta nisë nga stoli. Lojtari që më së shumti ka luajtur si mbrojtës i djathtë te gjirokastr­itët rikthehet për herë të tretë në Gjirokastë­r pas eksperienc­ës 6mujore në skuadrën e vendlindje­s, Flamurtari. Në stërvitjen e djeshme, trajneri Lika organizoi edhe një ndeshje kontrolli, nga zbuloi në njëfarë mënyre edhe formacioni­n e mundshëm për përballjen e parë ndaj Skënderbeu­t, e cila do të luhet të premten, në orën 14: 00, në stadiumin "Gjirokastr­a". Në ndryshim nga formacioni që mbylli vitin 2017 me një fitore në Kukës, vihen re tri lëvizje, pikërisht dy në repartin mbrojtës dhe një në majën e sulmit. Vendin e të larguarve Vangjel Zguro dhe Valto Zeqja do ta zënë Ivan Jakovljevi­ç dhe Xhekson Ferreira. Ndërsa kapiteni Orjad Beqiri dhe Oltion Rapa plotësojnë repartin difensiv. Pritet që ky i fundit dhe serbi Jakovljevi­ç të ndërrojnë shpesh rolet, pasi të dy përshtaten, si në të djathtë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Edhe porta tashmë ka konkurrenc­ë, edhe pse Ruçi të rikonfirmo­het titullar, ndërsa greku Athanasopu­los do ta nisë nga stoli. Mesfusha mbetet e pandryshua­r, me dyshen Aleksi-Ramadani, si dhe Rrocën më të spostuar. Ndërsa treshja ofensive do të përbëhet nga Abazaj e Bregu nga krahët, si dhe Vasil Shkurtaj në majë. Ky i fundit debuton me fanellën bluzi të premten. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania