Panorama Sport (Albania)

Ylli Shameti garanton: Kukësi rikthehet i frikshëm në kampionat

Kapiteni flet edhe për trajnerin Pakult: Gjithçka nis nga disiplina

-

Kukësi çaloi në dy fazat e para të kampionati­t, teksa në 16 ndeshje grumbulloi vetëm 25 pikë. Kampionët në fuqi janë shumë të distancuar nga kreu, me plot 12 pikë me pak se Skënderbeu, por kjo diferencë nuk i ndalon verilindor­ët të synojnë ende titullin. Është kapiteni Ylli Shameti, i cili në një intervistë për "Panorama Sport", thekson se ekipi do të rikthehet i frikshëm. Mbrojtësi flet për ndryshimet, ku me trajnerin Peter Pakult e kanë nisur shumë mirë, duke dhënë sinjalet e para në fazën përgatitor­e. "Fytyra jonë e vërtetë do të duket në kampionat. Me trajnerin e ri disiplina luan rol kryesor, unë besoj se mund të përsërisim suksesin e vjetshëm", ka thënë Shameti.

Ylli, çfarë ka ndryshuar me trajnerin e ri, Peter Pakult?

Mendoj se trajneri i ri ka bërë një punë të mirë deri tani me ekipin në fazën përgatitor­e. Shpresoj që t'i marrim frytet sa më shpejt në kampionat, sepse pikët tashmë janë detyrim për Kukësin. Nuk dua të bëj krahasime me stafin e kaluar, sepse është mungesë profesiona­lizimi, por me Pakult disiplina luan rol kryesor në punën e përditshme. Uroj që kjo të jetë pikë referimi për të ardhur rezultate sa më pozitive.

Në këtë periudhë janë larguar disa lojtarë, ndërsa u afruan emra si Shkodra, Zderiç, Dzaria etj. E shihni më të fortë skuadrën?

Çdo ekip ka nevojë për lojtarë, por uroj që këto përforcime të integrohen sa më shpejt me pjesën tjetër të ekipit, sepse kanë kualitet dhe duhet t'u marrim më të mirën.

Skuadra reagoi shkëlqyer në miqësore, çfarë ju motivoi të vinit në vështirësi edhe ekipe të mëdha si Fenerbahçe?

Kemi bërë një fazë të mirë përgatitor­e në kushte optimale, gjithashtu edhe ndeshje me ekipe të forta të Superligës turke, ku mendoj se jemi paraqitur denjësisht. Kanë qenë ndeshje për kolaudim të ekipit më shumë, se sa për rezultat. Kampionati do jetë prova jonë kryesore, ku ne do të matim forcat dhe atje do duket fytyra e vërtetë. Besoj shumë tek ekipi, sepse kemi forcë dhe vullnet që të bëjmë mirë.

E nisni vitin ndaj Vllaznisë, si e shikoni këtë transfertë? Të gjitha ekipet janë përforcuar, kështu që edhe Vllaznia mbetet një kundërshta­r i vështirë, pavarësish­t problemati­kës që ka pasur. Ne shkojmë në Shkodër për të bërë lojën tonë dhe marrë tri pikët.

Jeni 12 pikë më pak nga vendi i parë, a ka shpresë Kukësi për titullin?

Kemi bërë dy faza me plot gabime dhe humbur shumë pikë, kështu që, në këtë moment, duhet të mendojmë si t'i rikuperojm­ë këto pikë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shikojmë në të ardhmen drejt objektivit.

A keni bërë një analizë për ecurinë jo të mirë të dy fazave të para?

Gjithmonë analizat janë për të mirën e punës dhe për një vazhdimësi pozitive. Çdokush që gabon duhet t'i analizojë gabimet, sepse vetëm ashtu mund të

ndryshojmë. Masat e marra janë që duhet të ulim kokën të gjithë, të jemi grup, të ndihmojmë sa më shumë njëri- tjetrin dhe të marrim rezultatet që na takojnë. Prej disa muajsh mbani edhe shiritin e kapitenit, cila është ndjesia?

Unë gjithmonë e kam konsiderua­r veten ushtar i këtij ekipi, sepse vetëm në këtë mënyre mund të arrij suksese. Shpresoj që ta përsëritim sezonin e vjetshëm, sepse tashmë Kukësi nuk është më thjesht një risi në futbollin shqiptar, por një histori më vete, të cilën e ka shkruar me arritje, me djersë dhe shumë mund. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania