Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ngre në ‘këmbë’ Shkodrën

Orelesi mban "peng" mesfushën, problem mbetet krahu i djathtë i mbrojtjes. Gjoka fikson titullarët

- ADMIR URUÇI

Vllaznia e pret ndeshjen me Kukësin si një finale, pasi në këtë rikthim të kampionati­t pas pauzës njëmujore, në Shkodër nuk pranohen hapa falsë. Situata në renditje nuk është e mirë, prandaj dhe në skuadër janë të karikuar për një nisje me tri pikë. Për këtë takim trajneri Ernest Gjoka do të ketë mungesë të sigurt, pikërisht mbrojtësin e djathtë, Olsi Gocaj, i cili do t'i mungojë edhe për disa javë ekipit. Nga ana tjetër, shqetësime ka edhe për Denis Pjeshkën e Florind Bardullën, të cilët ende nuk mund të thuhet se do të jenë të premten në fushë. Gjatë përgatitje­ve të fundit, është vënë re se Gjoka ka krijuar një bindje se kush do të jetë nga minuta e parë në sfidën e së premtes. Një nga pikëpyetje­t e vetme është nëse do të jetë në këtë përballje nga minuta e parë nigeriani Nuredin Orelesi. Mesfushori ka humbur fazën përgatitor­e, por për Gjokën shihet titullar. Ai po projektohe­t për të qenë në fushë, edhe pse mbetet për t'u parë deri nesër se çfarë do të ndodhë. Nëse Orelesi do të jetë i gatshëm, atëherë ai do të rreshtohet në mesfushë me Krymin ose Tafilin. Por më tepër për qendrën e mesfushës për këtë takim shikohen si të projektuar dyshja Tafili e Krymi. Në portë do të vijojë Sherri, ndërsa në krahun e djathtë do t'i besohet Ruqit. Qendra përbëhet nga dy lojtarët e ardhur rishtas në ekip si Malota e Berisha. Edhe nga e majta pritet që të jetë afrimi tjetër, Mersini. Mesi i fushës do të përbëhet tërësisht nga shkodranë. Lika

e Çinari do të jenë nga krahët, ndërsa në qendër treshja Tafili, Krymi e para tyre Vucaj. Sulmi do t'i besohet shkodranit të sapo bashkuar, Xhevahir Sukaj, i cili shihet si shpresa e madhe e Vllaznisë në pjesën e dytë të sezonit. Të gjithë në Shkodër presin golat e tij dhe

një nisje të mbarë të vitit 2018. INTERESIMI

Ndeshja e parë e këtij viti, që do të zhvillohet të premten në orën 17:00 në stadiumin "Loro Boriçi" mes Vllaznisë dhe Kukësit, pritet me interes të madh në Shkodër. Lëvizjet e fundit në merkato kanë rikthyer entuziazmi­n në radhët e tifozërisë shkodrane. Kjo e fundit pret me interes debutimin në fushë të Sukajt, Malotës, Berishës e Mersinit, ardhje këto që janë vlerësuar si shumë pozitive. Numri i tifozëve të pranishëm në këtë ndeshje pritet të jetë më i madhi i këtij sezoni dhe pa dyshim

që ata do të jenë një mbështetje e fuqishme për Vllazninë, duke e shtyrë skuadrën drejt fitores. BILETAT

Klubi Vllaznia ka bërë të ditur se biletat e kësaj ndeshje do të dalin në shitje që paraditen e së enjtes. Edhe çmimet e biletave janë të njëjta si në ndeshjet e kaluara, pra me vetëm 2 mijë lekë të vjetër në 80 për qind të stadiumit, pikërisht në tribunat, C, D dhe E. Ndërsa që çmimet e biletave në tribunën qendrore janë normalisht më të shtrenjta, teksa variojnë nga 5 mijë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania