Panorama Sport (Albania)

“Okazion” merkatoje, Tirana merr një nigerian

Samson Iliasu i bashkohet ekipit në Antalia, klubi e programon për ta huazuar

-

Tirana siguron shërbimet e një tjetër afrikani. Pas Ugandës dhe Kenias, këtë herë vëmendja është zhvendosur në Nigeri. Bardhebluv­e u është bashkuar Samson Iliasu prej dy ditësh dhe dje ka pasur edhe minutat e para me fanellën e kryeqyteta­sve. Mesfushori vjen nga kampionati i Bangladesh­it, ndërsa ka mbrojtur ngjyrat e Mohamedan SC, ku është aktivizuar për 18 takime sezonin e fundit dhe e ka gjetur 3 herë rrjetën. Ky lojtar fillimisht do të vëzhgohet prej stafit teknik dhe, nëse do të shihet e udhës, do të federohet për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, te Tirana duket se kanë një plan të qartë për 22-vjeçarin. Klubi ka kohë që e ndjek mesfushori­n polivalent, i cili mund të luajë jo vetëm si fantazist, por edhe si sulmues i dytë dhe, pasi ka siguruar shërbimet e tij me letra, po mendon ta huazojë. Të kushtëzuar nga numri i të huajve, Samson mund të transferoh­et diku tjetër. Në organikë kanë zyrtarisht 6 të tillë (duke filluar nga Maveje, Sentamu, Ngoo, Binguila, e për të kaluar te Muguna e Musa) dhe në fushë lejohen vetëm 4, logjikisht një blerje e 7- të do sikletoste ndjeshëm zgjedhjet e Ze Marias për formacioni­n. Në kësi kushtesh, pritet që i riu të huazohet. Ai, edhe në testin e djeshëm, dëshmoi se kishte të dhëna të mira, sidomos me përdorimin e topit, ndaj bardheblut­ë nuk kanë në plan që të humbasin një "okazion" të tillë. Paraprakis­ht është arritur akordi për një marrëveshj­e për 3.5 vite, ndaj, nëse për pjesën e mbetur të sezonit Samson do të luajë diku tjetër, Tirana do ta ketë nën kontratë një lojtar do t'i shërbejë për sezonin tjetër dhe, mbi të gjitha, mund të jetë burim të ardhurash nëse ecuria e tij do të jetë në "gjurmët" e Merveilit dhe Akuasë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania