Panorama Sport (Albania)

Besa “shfryn” në miqësore, fiton me goleadë para startit

- GOLAT: BESA: BALLKAN: GJYQTARË:

Besa, "shpërthyes­e" para Erzenit. Kavajasit kanë thyer me goleadë miqtë nga Suhareka të Ballkanit, duke dhënë sinjale tejet pozitive në prag të rifillimit të sezonit. Miqësorja ndaj kosovarëve dëshmon se paraqitja e skuadrës së Bledar Sinellës do të jetë krejt ndryshe në 2018-ën. Duhet thënë që kundërshta­ri kishte nivel dhe kjo dukej nga organika, ku bënin pjesa emra si Kukaj, Gashi, Elezaj, Hyseni, që më herët kanë luajtur te Kukësi, Vllaznia, Bylisi e Teuta. Në këtë ndeshje ra në sy mungesa e Mahmutajt, për të cilin stafi teknik nuk kishte kurrfarë informacio­ni NDESHJA - Verdhezinj­të në formën optimale fizike kanë ditur ta shfrytëzoj­në më së miri këtë fakt, krahas nivelit të lartë teknik të disa lojtarëve. Ka qenë Pasha që sjell avantazhin, pasi "vjedh" bukur kohën e mbrojtjes mike dhe gjen kuadratin që në të 13-ën minutë. Kavajasit vijojnë të dominojnë lojën falë pasimeve mjaft të sakta të Mihanit e Deliallisi­t për sulmuesit, Pasha, Thaçi e Onuh. Besa është tepër e zhdërvjell­ët në aksionet e saj dhe për rrjedhojë nuk vonon për të gjetur golin e dytë në të 30-ën, që këtë herë mbante firmën e mbrojtësi Perja. Vendësit janë të vendosur më së miri në fushë duke komanduar Ballkanin. Këta të fundit mundohen, por mesfusha mbetet "pronë" e Besës dhe sulmuesi me përvojë, Hyseni, mbulohet mjeshtëris­ht nga Dikson dhe Perja. Disa goditje të miqve janë pa sukses. Në 45 minutat e dyta do të ishte Oshafi protagonis­t, jo vetëmpasi gjetën rrjetën në të 48-ën dhe 61-ën, por mbi të gjitha për finesën që shfaqi në pasimet e tij të sakta. Ra në sy loja mjaft e mirë edhe e Bushatit, Carës e Bibës. Minutat e fundit sollën zëvendësim­e masive dhe miqtë arrijnë të korrigjojn­ë shumë në lojë duke shënuar madje dy herë me anë të Saliajt në të 77-ën dhe Memajt në të 81-ën me 11-metërsh. U mbyll kështu kjo miqësore me Besën që "shfryn" para ndeshjes zyrtare që do të luajnë të dielën përballë Erzenit në transfertë. Verdhezinj­të treguan se nuk kanë vetëm një 11 lojtarë, por edhe stol solid që jep garanci për të ardhmen. Takimi u ndoq edhe nga presidenti Nexhat Bizhdili, që pak ditë më parë është operuar. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania