Panorama Sport (Albania)

Padi për Bylisin në DHZK, Limaj: Ja si më mashtruan

“U nisa për në Jordani, por agjenti më solli në Ballsh”

- SKERDILAID SULOZEQI

Vesel Limaj padit Bylisin. Mesfushori ka depozituar një ankesë në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF, ku pretendon prishje të kontratës me ekipin ku ka luajtur për pjesën e parë të sezonit. Kosovari pretendon se është mashtruar nga agjenti i tij me kohëzgjatj­en e marrëveshj­es, ndërsa hedh poshtë që të ketë nënshkruar me ballshiotë­t deri në 2019-ën. Të gjithë historinë e rrëfen për "Panorama Sport" vetë 21vjeçari, i cili akuzon agjentin e tij për mashtrim. "Duke parë kushtet e vështira në ekipin e FK Bylis, kam kërkuar prishjen e kontratës me këtë klub. Unë jam rritur në akademitë e Gjermanisë dhe, duke parë kushtet në këtë klub, unë nuk mund të përballoj shpenzimet dhe mirëmbajtj­en time sportive. Mua më mashtroi agjenti im, pasi u nisa për në Jordani dhe përfundova në Ballsh. Agjenti më tha 'firmos te Bylisi për 6 muaj dhe në janar do të të transferoj në Jordani'. Por kur i kërkova largimin, më bëri të ditur se kontrata me FK Bylis është deri më 2019-ën. Kur unë e mora vesh këtë gjë, vendosa që të kërkoj prishjen e kontratës, pasi unë nuk kam firmosur deri në 2019-ën. Jam mashtruar nga agjenti tim. Nuk mund të rri me një rrogë 30 mijë lekë (të rinj) në muaj dhe pa harruar këtu kushtet e stërvitjes, ushqimin apo fjetjen, që janë tejet të vështira për një lojtar profesioni­st", ka rrëfyer mesfushori kosovar për gazetën. Lojtari prej ditësh nuk duket në stërvitje me ballshiotë­t dhe klubi e ka "kërcënuar" me gjobë në rast se vazhdon të mos paraqitet. Megjithatë, tashmë çështja duket se ka kaluar në DHZK dhe janë këta të fundit që do të vendosin se kush ka të drejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania