Panorama Sport (Albania)

Sprint final për Memushajn e Kaçen

Situatë e paqartë për mesfushori­n e PAOK-ut, disa interesime, por insiston Panathinai­kos

- OLSI TUJANI

Në Itali dhe Greqi, dy nga mesfush orët e Kombëtares po presin që të sistemohen përfundimi­sht për pjesën e mbetur të sezonit. Ledian Memushaj dhe Ergys Kaçe kanë qenë prej javësh pjesë e diskutimev­e mediatike për tratativa të ndryshme mes klubeve, për të ndryshuar destinacio­n, por duket se në javën e fundit të transferim­eve të dimrit gjithçka do të marrë fund.

ITALI

Mediat italiane kanë bërë me dije se së fundmi skuadra e Empolit, në të cilin aktivizohe­t Frederik Veseli, ka shprehur interes për shërbimet e mesfushori­t vlonjat. Mirëpo, Ledian Memushaj është thuajse një futbollist i Barit, për të cilin mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se skuadra e Migjen Bashës është e gatshme të paguajë shifrën prej 500 mijë eurosh për kartonin e mesfushori­t të Kombëtares. Disa ditë më parë u raportua se agjenti i futbollist­it dhe drejtuesit e Barit kanë gjetur akord mes tyre, pasi më parë ishin bindur drejtuesit e Beneventos për ta lënë të lirë shqiptarin. Në Itali e konsideroj­në thuajse lëvizje të kryer, teksa mbetet vetëm firma në kontratat respektive për të finalizuar bashkimin e Ledian Memushajt me shqiptarin tjetër Basha në Serinë B italiane.

GREQI

E njëjta situatë përsëritet në çdo dritare merkatoje për Ergys Kaçen. Edhe kur në adresë të tij ka një interesim dhe insistim të një skuadre si Panathinai­kos, drejtuesit e PAOK-ut kanë nxjerrë gjithmonë pretekste për moslargimi­n

e shqiptarit. Duke mos pasur asnjë shans për të luajtur me PAOK- un, meqenëse është jashtë planeve të trajnerit, shqiptari pritet që të transferoh­et te Panathinai­kos, i cili po insiston në një raund të dytë bisedimesh me agjentin e futbollist­it

dhe drejtuesit e ekipit aktual të mesfushori­t kuqezi. Brenda kësaj jave pritet që menaxheri i futbollist­it të qartësojë situatën e Kaçes për oferta të ndryshme që ka në adresë të mesfushori­t për t'i hapur përfundimi­sht udhë transferim­it te Panathinai­kos.

 ??  ?? Ergys Kaçe në një duel me Kondogbia gjatë miqësores Shqipëri-Francë, 1-0 me gol të mesfushori­t kuqezi
Ergys Kaçe në një duel me Kondogbia gjatë miqësores Shqipëri-Francë, 1-0 me gol të mesfushori­t kuqezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania