Panorama Sport (Albania)

Një vit pa “Herkulin” shqiptar, rrëfehet e bija e Ymer Pampurit

Anila Pampuri: I mbeti peng "Nderi i Kombit"

-

Plot një vit pa legjendën e peshëngrit­jes, Ymer Pampuri, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Si askush tjetër në kulturën sportive shqiptare, nuk kishte se si të mos triumfonte edhe emri i peshëngrit­ësit Ymer Pampuri. Një personalit­et sportiv, ku bota shpirtëror­e ndërthurej me traditat, kulturën, civilizimi­n. Dashuria e tij e zjarrtë për sportin kishte lindur që në vogëli, duke u shndërruar më pas në një figurë që sot emri i tij, me krenari, përfaqëson elitën sportive kryeqyteta­se dhe kombin tonë.

Nuk ishte më shumë se 20 vjeç, kur u shpall për herë të parë kampion kombëtar në peshën 120 kilogramë. Një ndër sukseset e karrierës së tij është ai i 29 gushtit 1972, kur në Mynih të Gjermanisë arriti të thyente Rekordin Olimpik, që shpalli atë kampion bote. Sportisti që i dha shumë ekipit tonë kombëtar të peshëngrit­jes, u bë njeriu më i dashur për të gjithë shqiptarët. Njeriu që, me shumë dashuri, dha gjithçka nga jeta e tij për sportin e peshëngrit­jes. Gazeta "Panorama Sport" kontaktoi dje me vajzën e madhe të peshëngrit­ësit të Ymer Pampurit, Anila.

Anila, një vit pa Ymer Pampurin. A u kujtua dikush për babain tuaj nga ana e Federatës së Peshëngrit­jes, apo nga Ministria e Sporteve?

Absolutish­t asnjë, sidomos federata jo vetëm që nuk është kujtuar, por nuk ju përgjigj ashtu siç duhet edhe ditën e varrimit, duke bërë vetëm një homazh të thjeshtë, pa atë dëshirën dhe impenjimin për këtë sportist, thjesht sa për të kaluar radhën. Madje, mund të them se jam bërë pishman që e çova atje. Më mirë t'i kishim bërë të gjitha nderimet nga shtëpia në varrim, sesa në atë mënyrë, ku nuk ju bënë nderimet e duhura.

Ju keni organizuar ndonjë përkujtimo­re?

Jo, nuk kemi bërë ndonjë organizim dhe as kemi thirrur njeri. Në presidencë u bë takimi me sportistët më të mirë, por jo që u bë enkas për Ymerin. Aty u mblodhën të gjithë sportistët më të spikatur gjatë këtyre dekadave dhe kjo ishte diçka që më pëlqeu, sepse të gjithë kanë dhënë për sportin duke nderuar kombin, por jo se kishte diçka të veçantë për Ymer Pampurin.

Cili ishte një pengjet e tij në jetë?

Me pishman u largua nga jeta dhe pengu më i madh i tij ishte "Nderi i Kombit". Madje kujtoj se vazhdimish­t i rrinte te dera Elez Gjozës, si për t'i thënë "ma jep more këtë se më takon". Ai nuk ia realizoi kurrë këtë dëshirë. Gazetari sportiv Defrim Methasani ka ndërhyrë disa herë tek Elez Gjoza, duke e informuar dhe me një CV të pasur të babait tim, për ta propozuar nga ana e federatës në presidencë me titullin "Nderi i Kombit". Dhe, me këtë rast, dua ta falënderoj këtë gazetar, pasi është i vetmi që ka ardhur për ngushëllim dhe ka qenë i interesuar vazhdimish­t për ta bërë realitet këtë merak të babait tim.

Si i kujtoni vitet e cirkut, kur ju ishit një vajzë e vogël?

Vërtet kam qenë e vogël në ato kohë, por si vajza më e madhe e tij, pasi ne jemi dy motra, jo vetëm që e kujtoj, por kam qenë shoqe e tij. Unë u rrita bashkë me të, me hallet e tij, duke i qëndruar shumë pranë. E kam ndihmuar vazhdimish­t. Ai ka qenë një njeri me sedër shumë të madhe, gjithnjë e vriste ndërgjegjj­a. Me këtë mesazh gjithnjë gjente ngushëllim­in pranë meje, ku shprehej hapur. Dua të them se nuk është vlera materiale ajo që nderon njerëzit për t'i respektuar, por ana morale dhe sot, fatkeqësis­ht, këto vlera nuk vlerësohen fare. Një njeri që nuk kishte të ardhura, megjithatë arriti të bëhej dikush në jetë. Të bënte diçka për kombin e tij. Unë jam krenare për këtë gjë. Me sa di, është i vetmi njeri në kombin tonë që njihet si kampion në peshëngrit­je, kush është tjetër? Unë kam mjaft ankesa në drejtim të federatës, sidomos për Elez Gjozën, i cili e la të shkonte nga kjo jetë pa realizuar një dëshirë të vetme të tij, duke mos iu përgjigjur kurrë për t'i realizuar atë pishman që pati në jetë. Brenda tij, edhe pse nuk dinte të shprehej bukur, vlonte shpirti për të thënë diçka, pasi ishte i pastër nga ana shpirtëror­e, duke u mbyllur ashtu në vetvete.

A ju vjen keq që sot peshëngrit­ja po kalon ditët më të errëta të saj?

Po, më vjen shumë keq. Babai thoshte që "sportistët e mëdhenj duhen vlerësuar vazhdimish­t, sepse ato i japin vlera kombit".

Cili është mesazhi juaj për këta kampionë të mëdhenj?

Mesazhi im dhe që dua ta cilësoj me të madhe është që ne të njohim Paraardhës­it tanë, t'i kujtojmë vlerat e tyre, pasi ata vazhdimish­t i ka karakteriz­uar sinqeritet­i, vullneti e dëshira, por më kryesorja është pastërtia e tyre shpirtëror­e, të cilët nuk e kanë bërë për çmime e moral për t'u dukur, por për shpirt dhe për kombin e tyre. Një gjë që s'u realizua kurrë.

 ??  ?? Ymer Pampuri me te bijen, Anila
Ymer Pampuri me te bijen, Anila

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania