Panorama Sport (Albania)

Hjuston kërcënon Uorriors, fitojnë Dallas dhe Atlanta

-

Skuadra e Hjuston ka fituar 9990 ndaj Majamit në ndeshjen e radhës në NBA, ku fati i kësaj ndeshje është vendosur në sekondat e fundit në favor të ekipit teksan. Ka qenë një përballje mjaft emocionues­e dhe me plot rivalitet, ku Harden me 28 pikë të realizuara ishte shënuesi më i mirë për Hjuston, duke u bërë një nga protagonis­tët e kësaj fitoreje. Edhe pse rivali i tij në skuadrën kundërshta­re arriti të realizonte 22 pikë, këto u bënë të pavlefshme, sepse skuadra e tij humbi takimin. Një ndeshje e stërzgjatu­r ka ndodhur në përballjen mes Nju Orlans, e cila arriti të mundte Çikagon pas dy kohëve shtesë 132-128. Ishte një ndeshje spektakola­re dhe me rivalitet. Kousins realizoi 44 pikë, 24 topa në tabelë dhe 10 pasime, duke zhvilluar një nga ndeshjet më fantastike, i mbështetur edhe nga Dejvis me 34 pikë. Memfis më në fund ka arritur të bëjë realitet fitoren. Ajo ka dalë fituese pas përballjes me Filadelfia me shifrat 105101. Të dyja ekipet e kanë kërkuar fitoren, por në fund, ajo i buzëqeshi skuadrës vendëse, e cila 45 pikët i ka shënuar vetëm me lojtarë stoli, ndërsa 19 pikë i shënoi Mark Gazol. Minesota fitoi 126-118 në fushën e Klipers, në një ndeshje shumë e bukur. Rivaliteti i tyre

ka qenë mjaft i fortë. Edhe pse Grifin realizoi 36 pikë, 12 topa në tabelë e 12 pasime, ato mbetën vetëm për statistikë, ndërsa për Minesotën u dalluan Uajgins me 40 pikë e Tigue me 30 pikë. Në sekondat e fundit triumfon edhe Denver, që mposhti 104-101 Portland, e cila ka qenë një ndeshje e hapur deri në fund.

Atlanta mposhti 104- 90 ndaj Jutah Xhzz, me Shroderin, që realizoi 20 pikë, duke qenë më i miri në parket. Fiton edhe Sharlot, që mundi 112- 107 Sakramento­n, në një ndeshje ku u dallua Uolker me 26 pikë, ndërsa Miluoki fitoi 109- 105 ndaj Foniks falë 67 pikëve të dyshes Midleton-Brogdon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania