Panorama Sport (Albania)

Starrixh dhe Kovaçiç, Interi përgatit sulmin

Sulmuesi i Liverpulit dhe mesfushori i Realit, objektivat e janarit

-

Pas barazimit me Romën, ndeshja e gjashtë radhazi që Interi numëroi pa fitore në kampionat, ka ngritur alarmin në radhët e drejtuesve të klubit, për të përforcuar grupin, sepse me një marsh të tillë, rrezikohet seriozisht që objektivi për kualifikim­in në Champions, të bëhet një mision më shumë se i vështirë. Skuadra milaneze tashmë është plotësisht e bindur për të synuar dy emra, të cilët përfliten prej kohësh. I pari në listë është Daniel Starrixh, një bomber i fortë zone, që nuk po gjen hapësirë te Liverpuli, i cili pëlqehet nga trajneri Luçiano Spaleti. Edhe pse në orët e fundit dukej se vetë anglezi kishte shtyrë për një transferim te Sevija, në Spanjë, nga dje, bisedimet e drejtuesve zikaltër me vetë Starrixhin, kanë bërë që ky i fundit të pranojë ofertën italiane. Edhe drejtuesit e të dy klubeve janë dakord për këtë operacion: huazim me të drejtë blerjeje, për shifrën e 25 milionë eurove. Prandaj, optimizmi që kjo tratativë të mbyllet me sukses brenda kësaj jave, është mjaft i madh në radhët e milanezëve. Gjithsesi, asgjë nuk përfundon kështu, sepse për të disatën herë sivjet, trajneri Spaleti konfirmoi edhe pas ndeshjes me Romën, se në mesfushë i mungon një element i rëndësishë­m. Drejtori sportiv Piero Auzilio e ka marrë të qartë sinjalin dhe ka planifikua­r një udhëtim në Madrid, destinacio­ni, selia e klubit të Realit. Fakti që Mateo Kovaçiç

vazhdon të mbetet në hijen e pankinës, pavarësish­t disa ndeshjeje të para sezonale ku u pa titullar, tashmë edhe kroati është i lodhur nga kjo situatë. Interi, i cili ia shiti pikërisht Realit të Madridit për 29 milionë euro, plus bonuse, në verën e vitit 2015, kërkon ta rikthejë në radhët e tyre fantazisti­n, duke ofruar të njëjtat shifra. Dhe ndoshta, edhe spanjollët, të cilët janë në krisje me disa prej lojtarët e tyre të pankinës, që ankohen pse nuk luajnë, ndoshta do ta lejojnë këtë transferim, duke kënaqur jo vetëm xhepat e tyre, por edhe dëshirën e Kovaçiçit për më shumë minuta dhe atë të trajnerit Spaleti, që do të kishte mesfushori­n e "munguar".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania