Panorama Sport (Albania)

Renditja e kuqezinjve, Gatuzo përgatit kurën

-

"Klubi më ofroi diçka në merkato, por unë refuzova". Ishte kjo deklaratë e Xhenaro Gatuzos, e cila mbylli përfundimi­sht dyert e "Milanellos" për çdo emër të përfolur për të zbarkuar te kuqezinjtë. Rino nuk dëshiron të modifikojë asgjë te ky Milan që sapo ka nisur të hedhë hapat e parë në aspektin e vijimësisë. Sfida e dyfishtë me Lacion në kampionat dhe Kupë do të flasë më shumë për gjendjen e ekipit të tij, por ndërkohë trajneri preferon të punojë pa ndryshuar asgjë në organikë. Tetë javë pas emërimit të tij, rezultatet e para po preken me dorë, me "Djallin" që siguron dy fitore radhazi dhe një kualifikim në gjysmëfina­let e Kupës së Italisë. Dora e Gatuzos shihet edhe te rilindjet e Bonuçit dhe Çalhanoglu­t mbi të gjithë, por edhe te Kaliniç (një penallti e fituar dhe një asist në ndeshjen e fundit) pa harruar Kesin që në nivel kilometras­h ka qenë prezent, por tani po ofron edhe golat e parë.

KAPITENI - Ndryshimi i modulit dhe kalimin në 4- 3- 3 duket se ka sjellë disi rendin në fushën e lojës. Ishte kjo lëvizje që simbolizon ndryshimin e parë të bërë nga trajneri aktual pas largimit të Vinçenco Montelës. Megjithëse mbrojtja me tre u stis për të, ishte pikërisht Leonardo Bonuçi që mori frytet e para e skemës së re. Nga derbi i kupës deri më sot, Milani ka pësuar vetëm dy gola në katër gara, teksa vetëm një muaj më parë kuqezinjtë pësonin rregullish­t të paktën një rrjetë sa herë zbrisnin në fushë. TRESHJA - Së bashku me kapitenin, efektet e kurës "Gatuzo" nisën t'i merrnin me radhë Çalhanoglu, Bilja dhe Kaliniç. Fantazisti turk ka luajtur gjithmonë duke filluar që nga sfida e fituar ndaj Interit dhjetorin e kaluar. Bilja ndoshta nuk ka pasur shumë vijimësi në prezenca, por sa herë ka luajtur, ka garantuar gjeometri dhe saktësi duke i rrëmbyer vendin Montolivos. Edhe në sulm ka përparime, me Kaliniçin që nga mish i huaj në vijën e parë është shndërruar në një terminal ofensiv. Kroati mbase nuk po shënon sa pritet, por në ndeshjet e fundit ka garantuar substancë, e cila arriti kulmin ndaj Kaljarit, ku fitoi një penallti dhe dhuroi një asist. Për 29-vjeçarin do të jetë prova e "San Siro"-s, ku ende nuk po arrin të tregojë të gjitha vlerat e tij.

PËR T'U PARË - Llogaritë nuk dalin kur hedh sytë nga krahu i majtë i mbrojtjes. Rikardo Rodrigez në kohët e fundit po bën hapa të frikshëm pas, sidomos nëse krahasohet me fillimin e sezonit. Edhe për zviceranin, Gatuzo pritet të sillet si në rastet e mësipërme duke i dhënë besim edhe kur nuk shkëlqen. Disi më e komplikuar duket situata e Andre Silvës, i cili gjithmonë e më shumë po i largohet qendrës së një projekti që e parashikon­te protagonis­t. Rino në rastin e tij fajëson veten, pasi i ka munguar kuraja për ta hedhur më shpesh në fushë, por në një kohë kur rëndësi primare ka rezultati, portugezit i mbetet vetëm që të presë momentin e duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania