Panorama Sport (Albania)

Guardiola: I lumtur për Sitin, ky ekip do të gjykohet nga trofetë

-

Pep Guardiola festoi fitoren e tij numër 363 në karrierë, e cila përkonte me ndeshjen e tij të 500-të (73%). Dhe 63 suksese nga ky total kanë ardhur në 92 takimet e tij në stolin e Mançester Sitit. Janë shifra mahnitëse që mund t'i arrijë vetëm një gjeni i kësaj loje. Tekniku 47vjeçar ka fituar 11 nga 18 gjysmëfina­let që ka luajtur në karrierë (ka triumfuar në 10 finale dhe secilën prej 6 të fundit), duke prishur kështu mallkimin e sezonit të parë në Angli dhe arritur në finalen e parë në tokën që të gjithë thoshin se nuk do të arrinte ta pushtonte kurrë. Për "qytetarët" është finalja e tretë në këtë kompeticio­n në hapësirën e 5 sezoneve të fundit, ndërkohë që nuk kishin arritur asnjë në 38 vitet më përpara. Megjithatë, tekniku katalanas pranon pas ndeshjes se skuadra e tij do të gjykohet vetëm nga trofetë: "Jemi shumë të lumtur që jemi në 'Wembley' dhe arrijmë në këtë finale. Luajtëm një ndeshje fantastike deri në rezultatin 2-0 dhe pastaj humbëm kontrollin. Këto lloj ndeshjesh nuk mbyllen deri në fund. Ky është një leksion për fundjavën në Kardif në Kupën FA dhe, në veçanti, për Ligën e Kampioneve. Me rezultatin 2-0 e dinim që do të ishte më e lehtë, sepse atyre u duheshin tre gola, por kur kishte ngelur edhe një minutë, rezultati shkoi në 2-2 dhe gjithçka mund të kishte ndodhur. Kjo nuk është për mua, është për Mançester Sitin, një klub që po përpiqet të arrijë një tjetër nivel. Ne përpiqemi të përmirësoh­emi. E rëndësishm­e për mua është që jemi atje. Do përpiqemi të avancojmë edhe në Kupën FA dhe në Premier Ligë. E di që do të gjykohemi nga trofetë që do të fitojmë, por ne jemi shumë të lumtur. Askush nuk mund të na e mohojë atë që kemi bërë, por Çelsi dhe Arsenali janë skuadra të forta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania