Panorama Sport (Albania)

"Ketri" që s'kishte këpucë, ja dhjetë sekretet e Sançezit

-

1. Aleksiz Sançez ka lindur në Tokopija, në pjesën veriore të Kilit në një qytet me 25.000 banorë. Njerëzit aty merreshin me peshkim, ndërsa në qytetin e tij prodhohej edhe energjia elektrike.

2. Pseudonimi i tij i fëmijërisë ishte "Dija", që ishte shkurtimi spanjisht i "ardija" që do të thotë ketër. Sançez e mori këtë emër për shkak se ngjitej lehtësisht mbi pemë dhe kalonte muret për të kapur topin që shpeshherë përfundont­e atje ku nuk duhej.

3. Kiliani kaloi një fëmijëri shumë të vështirë sepse babai i tij u nda nga jeta shumë shpejt, ndërsa e ëma Martina shiste peshk për të siguruar të ardhurat minimale për jetesën. Kur Sançez nisi të luante futboll me Kobreloan në moshën 16-vjeçare, Martina u dënua 1000 dollarë sepse shiste peshk pa licencë.

4. Ai njihet si maratonoma­k. Kur luante me Udinezen në Itali, ai humbi çelësat e makinës dhe në vend që të përdorte një mjet për t'u rikthyer në shtëpi vendosi që të shkonte duke vrapuar dhe u kthye sërish. Jo më kot e cilësojnë si tmerrin e mbrojtjeve kundërshta­re. 5. Pavarësish­t se firmosi me Mançester Junajtidin dhe jo për rivalët e tij, Mançester Siti, Sançez e ka vlerësuar gjithmonë Guardiolën. "Ai më bëri të ndihesha si një Ferrari". Edhe Pep e vlerëson shumë sulmuesin kilian: Ai ma ka vjedhur zemrën!

6. Ai nuk kishte këpucë për të luajtur futboll deri në moshën 15-vjeçare. Kur u bë pjesë e Araukos mori një palë të tilla, ndërsa më përpara e ëma e tij i huazonte këpucët që djali të luante. 7. Sançez njihet si një njeri shumë bujar dhe i mirë me banorët e Tokopijës. Në Kili e presin me padurim atë në periudhën e festave sepse u dërgon dhurata fëmijëve, por edhe rroba.

8. Ai është lojtari më i ri i Kilit që ka luajtur me Kombëtaren. Ai ka luajtur kundër Zelandës së Re në vitin 2006. Aktualisht është golashënue­si më i mirë i kësaj kombëtarej­e me 39 gola.

9. Sulmuesi kilian është i apasionuar pas qenve. Ai ka dy të tillë që i quan Atom dhe Humber. Të dyve u ka hapur një profil në "Instagram". 10. Sançez dëshiron të bëhet aktor kur t'i japë fund karrierës si lojtar. "Do të dija të isha aktor ose të punoja për NASA- n", ka thënë dikur lojtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania