Panorama Sport (Albania)

Zidan karikon Realin: S kemi dalë nga kriza

"Vendi i skos në formacion nuk rrezikohet nga moduli"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali u rikthye te fi toret, por Isko bëhet çështje. Mesfushori spanjoll e ka të vështirë të luajë me skemën 4- 3- 3, por Zidan nuk mendon kështu dhe i kundërshto­n të gjithë. Në konferencë­n përpara Leganesit, ai thotë se ekipi duhet të vazhdojë të punojë për të dalë nga kriza.

TELEFONI- "Njerëzit mund të flasin çfarë të duan. Nuk mund ta kontrolloj­më këtë gjë. Ronaldo e mori telefonin për të parë plagën e tij nëse ishte e madhe apo e vogël për të vendosur nëse do të luante apo jo. Kuptoi që çarja ishte e madhe. Komentet nga jashtë nuk na interesojn­ë".

MODULI- "Nuk ka rëndësi se si është moduli i Realit. Ndaj Deportivos luajtëm me skemën 4-3-3 dhe shënuam 7 gola, por edhe me Sevijen luajtëm me 4-4-2 dhe shënuam 5 gola. Nuk ka shumë rëndësi moduli dhe skema se sa mënyra si futet ekipi në fushë. Mos më pyesni për ndeshjen me PSG- në sepse ajo është shumë larg".

KEPA- "Lojtarët e mirë sigurisht që i pëlqejnë Realit, por ideja ime është të mbroj ata që kam në skuadër. Nuk më vjen mirë që shumë zëra thonë se betejën në merkato për portierin e fitova unë. Shqetësimi im i madh janë lojtarët që kam në skuadër. Por nuk kam asgjë kundër Kepës".

ISKO- "Ai është një lojtar shumë i rëndësishë­m për skuadrën dhe do të jetë gjith-

monë. Ka treguar vlerat e tij gjithmonë dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim. Nuk mendoj se Isko e ka problem të luajë në skemën 4-3-3, pasi mund të jetë mesfushor qendër i djathtë ose i majtë, por edhe sulmues krahu. Ai i bën të dyja. Unë nuk do të bëj asgjë kundër lojtarëve të mi".

BEJL- "Ka ndryshuar vetëm fakti që tani nuk ka më probleme. Talentin, punën dhe gjithçka tjetër i ka pasur edhe atëherë kur thoshit se ishte në krizë. Ai ka besimin tim dhe duhet të vazhdojmë në këtë linjë".

BESIMI- "Do ta shohim nesër ( sot). Duhet të vazhdojmë me këtë rrugë. Kemi mundësinë për të bërë një tjetër ndeshje të mirë dhe të fitojmë. Skuadra nuk del nga momenti negativ me një ndeshje, por duhet të vazhdojmë kështu".

NEJMAR- "Duke parë atë që po bën Nejmari, statistika­t e tij janë spektakola­re. Por mua s'më interesojn­ë shumë. Më interesojn­ë lojtarët e mi dhe jo vetëm Ronaldo. Portugezi është një lojtar i madh dhe vitin e kaluar e tregoi këtë në fundin e sezonit duke shënuar gola të rëndësishë­m në kampionat dhe Champions".

 ??  ?? Kristiano Ronaldo në stërvitjen e djeshme me Realin. Syri i ishte nxirë pas dëmtimit ndaj Deportivos
Kristiano Ronaldo në stërvitjen e djeshme me Realin. Syri i ishte nxirë pas dëmtimit ndaj Deportivos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania