Panorama Sport (Albania)

Leksion nga Kosova, 30% e tatimeve shkojnë për sportin

dër ini iatorët e nismës edhe klubi i rishtinës

-

Ministri i MKRS në Kosovë, Kujtim Gashi, ka nënshkruar rregullore­n që rregullon procedurat e zbatimit të ligjit për sponzorizi­me dhe donacione në sport dhe kulturë. Ky është cilësuar nga specialist­ët në Kosovë si hapi më i rëndësishë­m që ka bërë qeveria e Kosovës në periudhën e Pasluftës. Me anë të këtij ligji u mundësohet bizneseve, të cilat ndihmojnë sportin dhe kulturën, të përfitojnë nga lehtësirat tatimore deri në [0\. E thënë ndryshe: bizneset që duhet të paguajnë 100.000 ] tatim tani deri [0.000] mund të përkrahin një federatë në Kosovë dhe vlerën e mbetur prej 70.000] e paguajnë në organet tatimore. Në këtë mënyrë, Kosova vendosi ta ndjekë praktikën e njërës prej shteteve me sportin më të zhvilluar, Gjermanisë. Gjermania është njëra prej shteteve me sportin më të zhvilluar në botë. ^he këtë e ka arritur falë Ligjit për Sponsorizi­me, i cili i ndihmoi jashtëzako­nisht shumë zhvillimit të sportit gjerman.

Ky ligj ka dhënë shpresë të madhe për avancimin e sportit kosovar, i cili gjithashtu është promovuesi kryesor i Kosovës në arenën ndërkombët­are, edhe pse ballafaqoh­et me probleme nga më të ndryshmet, të cilat zanafillën e kanë pikërisht te kriza financiare dhe mungesa e madhe e donatorëve, të cilët nuk kishin pse të sponsorizo­nin në sport pa kurrfarë kompensimi.

Ini iati a e një kl bi

Pa dyshim merita ka edhe _` Prishtina, e cila ishte iniciatore që Ligji për Sponsorizi­me i Kosovës të përpilohet konform atij gjerman, për të cilin kishte ndërmjetës­uar edhe takim në _ rankfurt ndërmjet ligjvënësv­e kosovarë me ata gjermanë. Për këtë motiv, ideja dhe insistimi i klubit më të madh në futbollin kosovar ishte mirëkuptua­r drejt nga Komisioni Parlamenta­r për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. Mirëkuptim­i, bashkëpuni­mi dhe vullneti i palëve të lartpërmen­dura, ka bërë që Kosova të bëhet me një ligj mjaft pozitiv, gjë që i ka bërë krenarë të gjithë ata që kanë kontribuua­r, shkruan "w ëri". Ndoshta ka ardhur koha që një ligj i tillë të miratohet edhe në Shqipëri. Në Maqedoni lehtësirat tatimore janë 40\, por ka edhe vende si {ungaria që i kanë 100\. Pra, dikush që kërkon që gjitha detyrimet tatimore t'i investojë në sport, atëherë mund ta bëjë këtë duke i shpenzuar ato para për zhvillimin e sportit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania