Panorama Sport (Albania)

Bardheblut­ë të pathyeshëm, ndalin edhe bullgarët e Çerno Mores

-

Tirana nuk e njeh humbjen. Cikli i miqësoreve në Antalia mbyllet me një tjetër barazim, këtë herë përballë Çerno Mores. Bardheblut­ë, pas kazakëve të Tobolit (1-1) dhe rusëve të Khabarovsk­it (2-2), kanë ndalur edhe ekipin që renditet në vendin e 7-të të Superligës bullgare. Ndeshja nisi dhe u mbyll me rrjeta të paprekura, por me të dyja skuadrat që krijuan volum loje dhe raste të rrezikshme. Ze Maria hodhi nga minuta e parë formacioni­n, me të cilin mendon që të rinisë edhe sezonin. Porta iu besua Likës, në mbrojtje u rreshtuan Doka, Turtulli, Cake dhe Hoxhallari, mesfusha i takoi treshes klasike: Maveje-Karabeci-Daja, ndërsa sulmi Ngoosë, i cili mbështetej prej Sentamusë dhe Grecës. Bullgarët shfaqen më agresivë në start, megjithatë gjejnë rezistencë­n e Ilion Likës, si në të 10-ën, ashtu edhe në të 19-ën minutë. Reagimi i Tiranës vjen në të 25-ën me Ngoonë, por gjuajtja e shtatlarti­t nuk krijon rrezik. Vetëm 3 minuta më pas, Çerno More krijon "panik" në zonë, por gjuajtja e Tombal gjen rezistencë­n e mbrojtjes bardheblu. Këta të fundit krijojnë presing dhe sidomos nga krahët, megjithatë kombinimet e bukura mes Sentamusë dhe Dokës kontrolloh­en nga portieri Djulgerov. Rasti më i mirë

i kësaj pjesë të parë dhe i krejt ndeshjes u takon kryeqyteta­sve. Ishte e 42-ta minutë, kur Asion Daja shkarkon të djathtën nga 22 metra distancë, por grushtoi portieri. Topi përfundon te Karabeci që ndodhej brenda në zonë, i cili gjuan fluturimth­i, por këtë herë mendon trau që t'i thotë "jo" golit. Pjesa e dytë shoqërohet me një "lumë" zëvendësim-

esh në të dyja kampet, ndërsa Tirana fut me radhë Kërçikun, Çelhakën, Halilin, Mugunën, Musën, Ristevskin, Bardhin, Samsonin, Qilmin dhe Muçin. Tempi ra ndjeshëm, madje për minuta me radhë loja u përqendrua në mesfushë. Rastet e bullgarëve nuk munguan, megjithatë ndeshja u mbyll me shifrat e bardha 0-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania