Panorama Sport (Albania)

Arsenali “djeg” Çelsin, në finale kundër Sitit

“Topçinjtë” fitojnë me përmbysje derbin e Londrës falë një autogoli dhe Granitit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Do të jetë Arsenali skuadra që do të përballet më 25 shkurt me Mançester Sitin në finalen e Kupës së Ligës. Në përfundim të gjysmëfina­les së kthimit (pas 0-0 në "Stamford Bridge"), "topçinjtë" mundin 21 Çelsin, pavarësish­t se e nisën keq, por arritën të gjejnë ritmin e duhur në pjesën e dytë.

BËN GJITHÇKA ÇELSI - Të shtunën e shkuar në kampionat, Arsenali kishte shënuar 4 gola në 22 minuta (ndaj Palasit) dhe Çelsi kishte pësuar (në Brajton) 2 gola pas 6 rrotullime­sh akrepash. Dy ekipet nuk zhgënjejnë as mbrëmjen e së mërkurës dhe pas 11 minutash e kanë gjetur rrugën e golit nga njëherë secili. Kambana e alarmit në "Emirates" bie që në minutën e 5-të, kur Pedros i anulojnë një gol për pozicion jashtë loje me të drejtë. "Topçinjtë" nuk e mësojnë leksionin dhe dy minuta më vonë ndëshkohen nga Hazard. Belgu, i aktivizuar në vend të Moratës së dëmtuar, tregon se është edhe një 9 e vërtetë, përveçse false, duke ngrirë Ospinën me një të majtë të saktë. Por në aksion i japin një dorë edhe Koshielni dhe Mustafi, që i lënë një det me hapësirë kriminale, të cilën numri 10 i bluve, i shërbyer nga Pedro, e shfrytëzon me efikasitet­in maksimal. Djemtë e Vengerit nuk e humbasin toruan dhe në 12' arrijnë të barazojnë, edhe pse me fat. Një goditje me kokë e Monrealit, përplaset mes Alonsos dhe Rydigerit dhe përfundon në rrjetën e Kabajeros. Në aktin e parë në "Emirates", Çelsi, që pas gjysmë ore i ofroi edhe debutimin Barklejt (hyri në vend të Uillianit, pasi braziliani pësoi një tërheqje muskulore në kofshë), nuk arrin të bëjë më asgjë.

OPORTUNIST­I XHAKA - "Topçinjtë" përmirësoh­en me kalimin e minutave, ndërsa 11- sha e Kontes i beson kundërsulm­it. Të zotët e shtëpisë e kapitalizo­jnë transformi­min e tyre pas gjysmë ore lojë. Xhaka nis aksionin dhe

e finalizon me një prekje të shpejtë pas krosimit të Lakazetit, të devijuar nga Rydiger (përsëri ai). Ka hapësirë edhe për Batshuajin dhe Zapakostën, por goditja e miqve nuk vjen kurrë. Përkundraz­i, ata falenderoj­në Kabajeron për ndërhyrjen ndaj Iuobit në 76'.

Në pritje të debutimit të Mkhitarian­it, Arsenali mund të festojë ndeshjen e parë pas Sançezit me një fitore prestigjio­ze. Vetëm një sukses për Konten kundër Arsenalit që kur ka ardhur në ishull: në 8 ndeshje, Venger ka arritur 4 fitore dhe 3 barazime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania