Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i i Pakultit, ja si ndryshon Kukësi

Austriaku ndryshon linjën e djathtë, ka balotazh mes Shkodrës dhe Dzarias para #llaznisë

- SKERDILAID SULOZEQI

Peter Pakult është gati për debutimin. E para ndeshje zyrtare në krye të pankinës së Kukësit, e çon austriakun në "Loro Boriçi", aty ku skuadra e tij do të ndeshet me Vllazninë. Drejtuesit kërkojnë me çdo kusht që verilindor­ët t'u rikthehen vendeve të para të renditjes, por që të realizohet kjo duhen evituar gabimet javë pas jave dhe, mbi të gjitha, ndeshjet do të merren me radhë. 25 pikë në 16 takime janë shumë pak për verilindor­ët, ndaj ka ardhur koha për ndryshimin e madh. Këtë sezon kampionët kanë më pak pikë se vitet e fundit, por me "revolucion" në staf dhe organikë. Ndaj edhe presidenca shpreson se çdo gjë do të ndryshojë për mirë. Tashmë kreu i klubit ia ka kaluar "topin" trajnerit, i cili ka marrë përsipër të udhëheqë ekipin të paktën drejt dy vendeve të para. 58vjeçari e ka nisur mjaft mirë me Kukësin, ku në katër ndeshje miqësore ka fituar tre prej tyre dhe ka barazuar me lojë spektakola­re Fenerbahçe­n. Pas minifazës, duket se trajneri e ka gjetur formulën e fitoreve, madje ka "fiksuar" edhe titullarët. NDR@SHIMET

Risi në formacioni­n e austriakut ka qenë aktivizimi i Hoxhës në rolin e mesfushori­t shkatërrue­s, Koldashit në qendër të mesfushës, apo provat e bëra me Peposhin si mesfushor i majtë i avancuar. Por, ndryshe nga miqësoret që janë bërë eksperimen­te në 11-shje, dora e "gjeneralit" do të duket ndaj Vllaznisë. Me shumë gjasa, risitë e trajnerit për ndeshjen në Shkodër do të nisin nga mbrojtja, me Filip Zderiç në të djathtë, i cili ka ardhur me statusin e zëvendësue­sit të ish- kapitenit Rrahman Hallaçi. Pavarësish­t se Bujar Idrizi është në një formë shumë të mirë, preferenca e parë e Pakultit është lojtari i marrë nga Gaz Metani në Rumani. Zderiç ka shumë cilësi që tekniku i ka në konsiderat­ë. Prurje të reja në formacion pritet të jenë Maldin Ymeraj në krahun e djathtë të mesfushës, i cili do të zëvendësoj­ë Valon Ethemin. Shqiptari i Maqedonisë u promovua nga ish- trajneri Milinkoviç, i cili i dha hapësira të mjaftueshm­e, por me ardhjen e Ymerajt në ekip, gjasat janë që ky i fundit të luajë titullar. Ish-lojtari i dalë nga grekët e Panathinai­kos ka bindur Pakultin në stërvitje dhe në minutat që pati ndaj Fenerbahçe­s dhe Dinamos, ndaj pritet të freskojë formacioni­n e Kukësit. Mesfusha është një sektor për të cilin Pakult punon shumë, pasi e sheh si urë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit, por dhe kyçi për prishjen e lojës dhe skemave të kundërshta­rit, për këtë arsye tekniku pritet të vendosë kë do të hedhë në fushë Donjet Shkodrën apo Irakli Dzarian. Gjithashtu risi e trajnerit është skema dhe loja sulmuese. Austriaku luan me 4- 2- 3- 1, por ndryshe nga paraardhës­i i tij kërkon nga çdo lojtar që të jetë agresiv dhe të sulmojë, pra Kukësi duhet të jetë një trup, të sulmojë dhe të mbrohet në grup. RRESHTIMI

Titullarët që do të kërkojë tri pikët në Shkodër janë caktuar tashmë dhe pritet që në portë të jetë i përhershmi Enea Koliçi. Zderiç do të pozicionoh­et si mbrojtës i djathtë, ndërsa majtas Rrumbullak­u. Për të kompletuar këtë sektor, qendra i besohet kapitenit Shameti dhe Allës. Mesfusha do të vijojë me Maldin Ymerajn në të djathtë, Musolli e njëri prej Shkodrës ose Dzarias në qendër, Kale në të majtë. Linja e sulmit do të mbulohet nga Bakaj para mesfushës dhe Sindrit Guri në qendër të sulmit. Sakaq, tekniku pret që lojtarët të zbatojnë me përpikëri detyrat që ai u ka dhënë dhe mbi të gjitha të jenë të përqendrua­r dhe të disiplinua­r në fushë. Pakult është i idesë që gjithçka mund të realizohet nëse gjithsecil­i bën çka i takon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania