Panorama Sport (Albania)

Liga e Kombeve dhe komerciali­zimi deri në qelizë i futbollit

- Nga ROLAND LUÇI

Nuk mjaftojnë të drejtat televizive, zhvillimi i ndeshjeve sipas shijeve dhe interesave të televizion­eve dhe bastexhinj­ve gjigantë, tregtimi e shitja e gjithçkaje që ka të bëjë me futbollin, por u gjetën edhe ndeshjet e ashtuquajt­ura miqësore, stërvitore që të komerciali­zohen deri në ekstrem. Në vend të ndeshjeve që do t'i shërbenin aktiviteti­t përkatës në vazhdim europian, miqësoret "gradohen" në ndeshje zyrtare duke u ngjeshur në një të ashtuquajt­ur Ligë e Kombeve me emër sugjestion­ues e funksionim të ngatërruar, e duke simuluar kështu marrjen sa më seriozisht të tyre me joshjen e kualifikim­it për europian të ndonjë pjesëmarrë­si të pafat në kualifikue­set zyrtare. Është hapi i radhës i industrisë futbollist­ike në rrugën e largimit përfundimi­sht nga vlerat ekzistenci­ale të futbollit dhe nga një shfaqje sportive, nga një akt miqësie e afrimi e ballafaqim­i mes popujve e kulturave të tyre është kthyer në një makineri e komerciali­zuar deri në qelizë, duke i kthyer dhe aktorët në robotë milionerë, të gatshëm e të etur për çdo kontraband­ë e manipulim të sipërmarrj­es futboll në këmbim të përfitimev­e financiare të ligjshme, e më së shumti të paligjshme, ku në ndihmë u vijnë buldozerët e basteve, parajsat fiskale dhe mashtrimi i sistemeve financiare të taksave të vendeve përkatëse ku këta aktorë aktrojnë. Shorti e vuri Shqipërinë në një grup me Skocinë dhe Izraelin e, si shkon puna më tej me kualifikim­in e mundshëm, duhet një makinë e vogël llogaritës­e që t'u dalësh në krye hesapeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania