Panorama Sport (Albania)

Rebelët, Interi zgjidh 3 dilema

Edhe Eder gati të largohet, mendohen goditjet me “mini pasurinë”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në Brazil i kanë për gatitur fanellën me numër 10, rikthimi i talentit të shtëpisë është gati për t'u shpallur: te San Paolo, Gabigolin po e presin me shumë gëzim. E në fakt, zikaltrit kanë anuluar marrëveshj­en me Benfikën dhe janë gati ta transferoj­në lojtarin te bardhezinj­të deri në dhjetor (huazim për 1,5 milionë euro, përfshi edhe pjesë nga paga e sulmuesit).

ZHOAO MARIO - Por, Interi po përpiqet të krijojë hapësirë në "shtëpi" dhe lojtari tjetër që ka përgatitur valixhet për një udhëtim është Zhoao Mario, gjithmonë e më pranë Premier Ligës. Interi e Uest Hemi po limojnë diferencat për kalimin në huazim të portugezit deri në qershor. Lojtari, pas një meditimi qartësues, ka vendosur të pranojë transferim­in në vend të pankinës dhe i ka thënë "po" klubit londinez: shifra mendohet të jetë rreth 2 milionë euro për huazimin (paga do mbulohet tërësisht nga Uest Hemi), ndërsa çmimin e blerjes Interi e ka fiksuar në 35 milionë.

EDER - Interi po kërkon me ngulm një buxhet për t'u rikthyer në merkato në kërkim të një përforcimi vendimtar për Spaletin. Pretendent­i kryesor duket Kristal Palas, me zikaltrit që duan të diskutojnë shitjen e lojtarit dhe jo huazimin. Por,

në horizont ja tek është shfaqur Zeniti, ku trajneri Mançini do e mirëpriste sulmuesin.

EMRA TË RINJ - Sipas "Gazzetta dello Sport", duke parë vështirësi­të për të arritur te Ramirez, drejtuesit zikaltër po vlerësojnë disa profile dhe

emri më i lakuar është Uilliam Karvaljo, mesfushor i Sportingut të Lisbonës (portugezi, i vitlindjes 1992, u shpall kampion europe me përfaqësue­sen e tij në 2016-ën). Emrat e tjerë në listën e objektivav­e për mesfushën janë Uillan

Siprien i Nisës (vitlindja 1995, ish-shok skuadre i Dalbert), Manuel Fernandes i Lokomotivë­s së Moskës dhe Ives Bisuma i Lilës. Për mbrojtjen po mendohen Mark Oliver Kempf i Frajburgut dhe Varela i Atletiko Penjarol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania