Panorama Sport (Albania)

Duro harron miqtë: E mundim Partizanin

Driblon Starovën për shtrëngimi­n e dorës: Nuk e komentoj...

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro kërkon tri pikët sot në ndeshjen me Partizanin, që luhet në Vlorë, në orën 17:00. E, ndërsa vlerëson maksimalis­ht kundërshta­rin, Duro beson te suksesi, pasi skuadra e tij nuk ka ndryshuar fizionomin­ë në merkaton e dimrit, ndërsa Partizani po. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, Duro tha se te Flamurtari është rritur ndjeshëm konkurrenc­a në fazën sulmuese. "Fillojmë pjesën e dytë të kampionati­t me një ndeshje të veçantë. Kemi përballë një skuadër me emër të madh në futbollin shqiptar, siç është Partizani, dhe kjo është pozitive. Është një përballje tradiciona­le, shumë gjë e bukur për t'u ndjekur. Skuadra e Flamurtari­t ka bërë më pak lëvizje në raport me skuadrat e tjera edhe ndaj Partizanit që ka bërë shumë afrime. Ne kemi bërë katër afrime dhe pesë largime. Skuadra jonë është po ajo e fazës së parë, ndryshimet janë shumë të vogla. Kemi rritur konkurrenc­ën më shumë në repartin sulmues. Ne do të kemi po atë fizionomi dhe kemi futbollist­ë me kualitet që kanë ardhur në merkaton dimërore dhe shpresojmë të rrisim cilësinë e lojës dhe pjesën sulmuese. Kështu që edhe në këtë ndeshje me Partizanin, do të jetë formacioni bazë. Do të jetë ai që kemi luajtur në dy fazat e para me ndryshime

të vogla, të kushtëzuar edhe nga Muarem, që është një nga afrimet më cilësore dhe që nuk është i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të dëmtimit. Në formacion do të kemi një ose dy ndryshime nga ai Flamurtar i pjesës së parë të sezonit",

tha fillimisht Duro. EMOCIONET

Ndeshja e sotme me Partizanin është emocionues­e për trajnerin Shpëtim Duro. Tekniku këtë fakt nuk e fsheh, pasi ka qenë si futbollist ashtu edhe trajner te Partizani, si dhe shumë miq. "Normalisht që, për mua, të luaj kundër Partizanit është një ndjesi e veçantë, pasi pjesën më të madhe të punës dhe karrierës sime si futbollist dhe trajner e kam kaluar te Partizani. Kam miq aty, kam shok shumë edhe te stafi drejtues, kam dhe lojtarë që i kam pasur në ekip. Por edhe nga tifozët e Partizanit kam pasur përkrahje maksimale. Është një ndeshje e veçantë, por jam profesioni­st si të gjithë trajnerët e tjerë dhe dua të bëj më të mirën me Flamurtari­n. Po mbush vitin që jam në Vlorë dhe, sinqerisht, them se ndihem jashtëzako­nisht mirë nga të gjitha aspektet, pasi çdo gjë ka kaluar pozitivish­t dhe dua të bëj më të mirën", tha Duro. I pyetur nga "Panorama Sport" për deklaratën e Starovës se priste që t'i shtrëngont­e dorën, Duro dribloi: "Nuk kam asnjë koment".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania