Panorama Sport (Albania)

Reali monitoron Miralem Pjaniçin

Perez, gati të shesë Krosin në Angli ose t'i ofrojë një shkëmbim kokë me kokë Juves

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Miralem Pjaniç përfundon në shënjestrë­n e Reali të Madridit dhe këtë e garanton revista "Don Balon". Ky burim mediatik, i cili gjithmonë ofron lajme bombastike (nuk mund të lihet pa përmendur se ishte kjo media që nënvizoi se kalimi i Nejmarit te PSG-ja, ishte një trampolinë për Realin e Madridit), këtë herë garanton se në verë, vetë presidenti i "galaktikëv­e", Florentino Perez, do të marrë në dorë tratativën për të sjellë në "Santiago Bernabeu" fantazisti­n e bardhezinj­ve. Duke përfituar nga marrëdhëni­et e shkëlqyera që vetë numri një i madrilenëv­e ka me homologun e tij të Juventusit, Andrea Anjeli, ai do të kërkojë të bindë miliarderi­n torinez, që t'i lejojë transferim­in e 27-vjeçarit në kryeqyteti­n spanjoll. Vetë Florentino Perez ka kompliment­uar disa herë Juven për merkaton e kryer, aq sa duke nisur nga lojtarë si Pogba, apo Bonuçi, Kielini, Dibala e tashmë edhe Pjaniç, kanë qenë gjithmonë në listën e tij të shpenzimev­e. "Don Balon", në investigim­in e tij, ofron gjithashtu edhe mundësitë që kjo tratativë të ketë një fund të lumtur në sesionin e transferim­eve të verës. Duke lënë mënjanë se si do të shkojë çështja "Kristiano Ronaldo", Reali i Madridit është gati që të investojë 60-70 milionë euro për boshnjakun Pjaniç. Këto parà pritet që të mos nxirren nga arkat e klubit, por ideja e presidenti­t Perez është që të sakrifikoj­ë mesfushori­n Toni Kros. Gjermani ka kërkesa fantastike nga Anglia, ku Mançester Junajtid dhe Siti janë gati që të paguajnë shumë miliona për të. Por, duke qenë se Toni Kros, është edhe një ëndërr e presidenti­t bardhezi, Andrea Anjeli, ndoshta ky i fundit dhe Florentino Perez mund të gjejnë një akord të përbashkët, për një shkëmbim kokë më kokë mes të dyve. Natyrisht, që nëse presidenti i Realit do ta mirëpriste këtë

marrëveshj­e, duke parë admirimin për Pjaniçin, i takon Juventusit që të punojë bindshëm për të bindur Krosin që të transferoh­et në Torino, duke qenë se nga Anglia, Junajtid dhe Siti janë gati ta rivalizojn­ë me një pagë multimilio­neri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania