Panorama Sport (Albania)

Abazaj “fik” Skënderbeu­n, Kukësi spektakël në Shkodër

Debutim fantastik i Pakultit, Vllaznia zhgënjen para 4700 tifozëve

- TOMOR SHEHU

Katër fitore radhazi, lojë dhe gola spektakola­rë dhe, mbi të gjitha, dominim ndaj skuadrës më të mirë të futbollit shqiptar. Luftëtari nuk pyet as për Skënderbeu­n duke i dhënë dje një leksion të mirë në ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit në kampionat. Skuadra e Hasan Likës fitoi pastër, 2-0, falë dopietës së Kristal Abazajt, që kurseu festimin e shfrenuar në respekt të klubit të Skënderbeu­t, që ka derdhur 200 mijë euro në arkën e Luftëtarit për të blerë kartonin e tij. Kjo fitore e gjirokastr­itëve ndaj korçarëve vjen pas 18 vitesh sa u përket ballafaqim­eve në Superiore, pasi për herë të fundit kishin triumfuar 3-0 më 9 dhjetor 2000 me gola të ish-sulmuesve të njohur, Edi Martini, Gentjan Begeja dhe Arlind Nora. Dje "skenën" e mori Abazaj, i cili zvogëloi mbrojtjen e hekurt të Skënderbeu­t duke e thyer pas 47 ditësh. Kjo ishte humbja e dytë në kampionat e bardhekuqv­e pas asaj në Laç më 10 dhjetor të vitit 2017. Në Gjirokastë­r, skuadrën e Dajës e tradhtuan edhe nervat, teksa Marko Radas u ndëshkua me të kuq.

PJESA E PARË - Skënderbeu e nis frikshëm duke gjetur të përgjumur Luftëtarin. Xhejms godet traversën, me korçarët që kërkojnë të imponojnë që në start. Mirëpo, nuk zgjat as 60 sekonda nga ky rast dhe mbrojtësi i majtë i Luftëtarit, Xhekson Ferreira, lëshon një predhë nga jashtë zone duke kërcënuar portën e Shehit. Loja ekuilibroh­et ndjeshëm, edhe pse Xhejms është gjithnjë rrezik për mbrojtjen bluzi sa herë prek topin. Mirëpo, trajneri Lika është i detyruar për të bërë zëvendësim­in e parë që në minutën e 4-t, kur Oltion Rapa pëson një tërheqje muskulore dhe në vend të tij aktivizohe­t i rikthyeri Liçaj. Daja e kishte nisur me nigerianin në majën e sulmit për shkak të problemeve fizike të Ali Souesë, që ishte ulur në stol. Me kalimin e minutave është Luftëtari që bëhet i frikshëm. Fillimisht Abazaj godet rrjetën e jashtme, ndërsa më pas korrigjon shënjestrë­n duke mposhtur Shehin. Vertikaliz­imi i Bregut ishte mjeshtëror, po ashtu edhe finalizimi. Korçarët shokohen dhe rrezikojnë të pësojnë sërish, kur Abazaj kalon edhe Shehin, por godet traversën. Më pas është radha e Bregut, që shpërdoron i vetëm përballë Shehit. Në 10

minutat e fundit të pjesës së parë Skënderbeu shton presionin dhe Xhejms ka shansin e artë për të barazuar, por Ruçi shpëton Luftëtarin dhe gjithçka për këtë pjesë mbyllet 1-0.

PJESA E DYTË - Pas pushimit është Luftëtari që i afrohet golit të dytë me Bregun

nga goditja e dënimit. Korçarët mundohen të qarkullojn­ë topin, për të shkuar te porta bluzi me një rrjedhë logjike, por Beqiri dhe Jakovljevi­ç në qendër nuk lënë hapësira. Për shumë minuta kemi një dominim të bardhekuqv­e, por mungojnë rastet e pastra për

gol. Vila mund të barazonte, por shpërdoroi përballë Ruçit. Daja hedh në fushë edhe Souenë, teksa Skënderbeu­t bëhet i frikshëm. Mirëpo, në momentin më të mirë të kryesuesve, është Radas që prish ekuilibrat duke u ndëshkuar me të kuq pas një faulli në mesfushë

që vijoi me një fyerje ndaj tifozëve. Për Luftëtarin gjithçka bëhet më e lehtë dhe Lika largon Vasil Shkurtajn, i cili bëri një debutim pozitiv për të forcuar mesfushën me Rapon dhe Mingën. Ky i fundit, në prekjen e parë të topit "shpik" një asist për Abazajn, që "fluturon"

në mbrojtjen korçare duke shënuar golin e dytë pas një të djathte perfekte. Në minutat e fundit, gjirokastr­itët kanë shanse të shënojnë edhe golin e tretë, por Bregu është i pafat, pasi nga i njëjti pozicion si i Abazajt është portieri Shehi që këtë herë reagon shkëlqyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania