Panorama Sport (Albania)

Bufon i lutet Juves: Më jepni edhe një vit!

"Do takoj drejtuesit, rri nëse konsideroh­em i rëndësishë­m"

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘ Gjithmonë jam kon sideruar një pikë kyçe, një referim për skuadrën time. Deri kur të vazhdojë të jetë kështu, deri kur të tjerët do e mendojnë në këtë mënyrë, do gjejmë një zgjidhje për të ecur përpara, përndryshe është e drejtë të ndalem". Kështu Xhixhi Bufon, që nesër feston 40-vjetorin, ka folur për "Sky Sport". "Deri në qershor, edhe për arsye përgjegjës­ie, jam ende një futbollist dhe është e drejtë të mendoj vetëm për këtë", shprehet kapiteni i Juventusit. "Më pas do takohem me presidenti­n dhe do vendosim në qetësi. Sforcimet nuk më kanë pëlqyer kurrë".

"TOPI" I KALON JUVES - Vijojnë komente të tjera të Xhixhit pas intervistë­s së lëshuar për "La Repubblica" në vigjilje të datëlindje­s së 40të. Një intervistë ku ka lënë të hapur hipotezën për të vazhduar karrierën edhe për vitin e ardhshëm: "Së shpejti do bisedoj me presidenti­n Anjeli: do më pëlqente të luaja akoma, por zgjidhjen më të mirë do e gjejë klubi".

DILEMA - Lotët pas eliminimit nga Suedia nuk janë harruar, por dëshira e Bufonit për të vazhduar t'i japë diçka futbollit, Juves në veçanti, nuk është shuar. E atëherë, përtej deklaratës "nuk ndalem vetëm nëse fitoj Champions-in, kështu luaj Botërorin për klube", tashmë është transformu­ar në një ide më konkrete. Bufon nuk e mbyll, ndoshta, edhe për të synuar rekordin e paraqitjev­e të Maldinit. Tashmë fjala i kalon Juventusit sepse siç ka shpjeguar portieri, "do vendosin së bashku me drejtuesit se ç'është më e mira për klubin". Më mirë një rol përfaqësue­si, më mirë dedikimi i ringritjes së futbollit italian me një funksion në Federatë apo veshja e dorezave edhe për vitin e ardhshëm, ndoshta duke vazhduar alternimin me Sheznin?

PËR SHEZNIN, VETËM ELOZHE - "Dua të mirën e klubit", nënvizon Xhixhi. "Dua të kuptoj se cilin petk mund të vesh nëse Juventusi

mendon se unë mund të jem ende i rëndësishë­m. Do më pëlqente, por zgjidhjen e gjejmë me shoqërinë, së bashku. Nuk do dëshiroja të shndërrohe­sha në një problem për klubin dhe shokët e skuadrës". Mes alternativ­ave, pra, edhe mundësia e alternimit me portierin

polak, që po zhvillon një sezon aq të mirë: "U kam dhënë gjithmonë hapësira të tjerëve. Shezni është një portier i madh dhe nëse do fitonim, një fetë e meritës do ishte e tija".

E ARDHMJA - Në të ardhmen, megjithatë, ekziston ideja që Bufoni të qëndrojë gjithmonë brenda botës së futbollit: "I kam kërkuar këshilla Lipit, më ka thënë të marr një vit pushim. Nuk dua të bëhem trajner klubesh, e shoh veten më mirë në drejtimin e një përfaqësue­seje. Megjithatë, nuk po kandidohem për stolin e Italisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania