Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Kam problemin e luksit, jemi superekip

“Ekipi i Nagelsmani­t i rrezikshëm, por ne jemi të përgatitur”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

‘‘ Kam problemin e luksit. Nuk është e lehtë t'u thuash lojtarëve titullarë se nuk do të luajnë këtë ndeshje. Por kjo është detyra ime. Unë nuk e kam problem këtë pjesë. Kemi një skuadër të klasit të lartë, dhe skuadra duhet t'i kuptojë këto vendime. Të gjithë do të luajnë nga një herë dhe secili duhet ta pranojë këtë". Kështu e komenton konkurrenc­ën brenda skuadrës Jup Hejnkes në konferencë­n për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Hofenhaimi­n. 72vjeçari, i cili përballë do të ketë trajnerin më të ri të Bundesligë­s, Julian Nagelsman, një nga emrat e përfolur për ta zëvendësua­r atë në stolin e Bajernit, vlerëson kolegun e tij, ndërkohë që komenton edhe spekulimet e të ardhmes së Vidalit pas transferim­it të Goreckës.

E ARDHMJA E VIDALIT - "Ai ka një kontratë deri në vitin 2019 dhe për momentin luan në një nivel shumë të lartë. Mund të vihet re klasi dhe përvoja e jashtëzako­nshme ndërkombët­are. Ndonjëherë duhet t'i kujtosh se po luan futboll serioz. Unë e konsideroj një lojtar të shkëlqyer. Lojtari duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të

qëndrojë këtu ose klubi".

HOFENHAIMI - "Është një skuadër me koncept dhe plan të mirë loje. Çdo lojtar e di se çfarë duhet dhe s'duhet të bëjë. Jemi përgatitur mirë. E kam analizuar kundërshta­rin dhe do të veprojmë sipas rrethanave".

NAGELSMAN - "Kur Julian e ka marrë skuadrën, ajo ishte në vend të 17-të, 7 pikë pas zonës së shpëtimit. Si një trajner i ri, ai i ka dhënë skuadrës një tjetër fytyrë. Duhet ta them se tifozët i pret një ndeshje shumë emocionues­e. E shoh pozitiv faktin që ai ka qenë më

parë zv/trajner dhe ia ka mësuar gjërat me themeli. Sot gjërat ndodhin shumë më shpejt. Kur unë mora Gladbahun në moshën 34-vjeçare përfunduam të gjashtët apo të shtatët dhe në finalen e Kupës UEFA".

FORMACIONI - E zëvendësov­a Havi Martinezin

për shkak të një problemi gastrointe­stinal. Është stërvitur vetëm pjesërisht dhe nuk e kam grumbullua­r. Humels ka gjithashtu nevojë edhe për një javë stërvitje".

DOMINIM I BAJERNIT - "Ka të bëjë edhe me problemet e mëdha të Dortmundit. Ndërsa Lajpcigu duhet të fitojë përvojën e të luajturit në Champions.

Ne kemi ende shumë elementë për të përmirësua­r. Përpara porte, duhet të parashikoj­më diçka më mirë topin".

TRIOJA E ISH- ëve -" Nuk do të ndikohem nga fakti që Zyle, Rudi apo Vagner kanë qenë pjesë e Hofenhaimi­t. Kam një plan për kë dua të bëj rrotacion. Por kjo nuk varet nga kundërshta­ri".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania