Panorama Sport (Albania)

E shajnë në kor, arbitri fierak çon në polici tifozët e Lushnjës

Dëmtohet edhe një police femër, ja çfarë ndodhi në Durrës

- DRILON XHEPOLLARI

Ndeshja nisi me një incident me tifozët lushnjarë që filluan të shanin rëndë gjyqtarin Emirion Sino. Pas ndërhyrjes së kapitenit Sefa, tifozët ndaluan me ofendimet dhe ndeshja vazhdoi normalisht. Fillimisht u krijua përshtypja se ofendimet e tifozëve lushnjarë ishin karshi kandidatit për president të FSHF-së, Bashkim Fino, por ishte një ngatërresë, pasi tifozët mllefin e kishin me gjyqtarin Sino. Megjithatë, në minutën e 34-t situata agravoi dhe, për shkak të sharjeve në kor, gjyqtari ndali ndeshjen për disa minuta. Në këto momente pati një përplasje mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që shoqëruan ultrasit në komisariat. Gjatë përplasjes së tifozëve me forcat e rendit, mbeti e lënduar edhe një police femër. PRECEDENTI

Nuk është hera e parë që Sino përplaset me tifozët lushnjarë dhe nuk është as hera e parë që i nxjerr ata nga stadiumi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjen e fazës së parë, LuftëtariL­ushnja 2-0, kur arbitri nga Fieri nuk duroi dot fyerjet në kor dhe i kërkoi policisë që të nxirrnin jashtë fansat e Lushnjës që po shanin. PIKANTE

- Edhe pse është ndeshja e parë për këtë vit, në shkallët e stadiumit tifozët durrsak janë të paktë. Si zakonisht, tifo-grupi "djemtë e detit" janë prezent duke e mbështetur ekipin.

- Në 45 minutat e dyta, bregdetarë­t nuk duartrokit­ën dhe brohoritën më në shenjë solidarite­ti për tifozët e Lushnjës që u shoqëruan në komisariat.

- Në stadium ishte i pranishëm edhe mbrojtësi i ri i majtë, Alhasan Masahudu, i cili u bashkuar dje me bregdetarë­t.

- Në minutën e 32-të ndeshja u ndërpre për 2-3 minuta, për shkak të një përplasjej­e të tifozëve me forcat e rendit. Si pasojë mbeti e dëmtuar edhe një efektive femër.

- Nica i tërheq vëmendjen Beqjas në disa momente duke i kujtuar se duhet të krosojë.

- Lojtarët e Lushnjës dalin 2 minuta me vonesë nga dhomat e zhveshjes. Dedja e analizoi më gjatë takimin dhe tha të mos merren me arbitrin.

- Canka largohet nga fusha dhe duartroket duke u drejtuar nga tifozët lushnjarë, por harron që ata nuk janë në stadium.

 ??  ??
 ??  ?? Incidenti i djeshëm në sektorin e tifozëve
lushnjarë
Incidenti i djeshëm në sektorin e tifozëve lushnjarë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania