Panorama Sport (Albania)

"E parashikov­a të vështirë, penalltia ishte”

-

Shpëtim Duro ishte shumë i kënaqur pas ndeshjes së djeshme, pasi arriti një sukses me shumë funksione. Flamurtari iu afrua Skënderbeu­t, trajneri fitoi betejën direkte me ish-kolegun Starova, që në vitet e fundit i kanë ngrirë marrëdhëni­et, si dhe mori suksesin e dytë radhazi ndaj ish-skuadrës së zemrës, Partizani. Fitorja ishte e kontestues­hme për vetë mënyrën si erdhi, por trajneri Duro shprehet se 11-metërshi mund të jepej më herët. "Fillimi është gjithnjë jo i lehtë, por ishte një fitore e çmuar, ndaj një rivali si Partizani, ndaj jam shumë i kënaqur. Ishte ndeshja e parë, lojtarët e sapoardhur kanë nevojë për kohë, ndaj dhe nuk i aktivizova nga fillimi. Në pjesën e dytë futa dy lojtarë. Kam shumë besim te Nedeljkovi­ç, edhe pse nuk dha aq sa pritej, ndërsa Zuka i dha shumë qetësi mesfushës. Është e drejtë që loja e skuadrës nuk ishte shumë e kënaqshme, por është ndeshja e parë dhe këto sfida janë shumë të vështira. I kisha thënë skuadrës të bënte shumë kujdes, sepse ndeshjet me kundërshta­rë direktë vendosen nga episode dhe ashtu ndodhi. Partizani ishte gjatë gjithë kohës mbrapa, në mbrojtje, por nuk na rrezikoi në kundërsulm. Ne krijuam më shumë situata për shënim dhe shënuam një gol. Ndeshja ishte ashtu siç e prisja, do ta kishim të vështirë dhe kundër Partizanit nuk është e lehtë të krijosh shumë raste për shënim. Ashtu si shkoi ndeshja, edhe barazim mund të përfundont­e, por fitorja në fund na kënaq shumë", u shpreh Duro.

Formacioni - "Formacioni ishte po ai i pjesës së parë të sezonit, nuk futa lojtarë të rinj, vetëm në pjesën e dytë. Na mungoi Muarem, i cili është lojtar shumë cilësor, të gjithë janë cilësorë ata që kanë ardhur. Jemi të lumtur që fituam, për renditjen, jo se përballë ishte Partizani apo Starova", vijoi Duro për "Supersport". 11-metërshi - "Penalltitë e pretenduar­a dhe e dhëna? E kuptoj mërzinë e Partizanit, të humbasësh në fundin e takimit me penallti nuk është e lehtë ta përballosh, por me sa shoh kanë qenë 3 episode për prekje me dorë, penalltia mund të jepej edhe më parë në favorin tonë. Mendoj se vendimi i arbitrit ka qenë i rregullt",

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania