Panorama Sport (Albania)

Dyshime për katër penallti, gjyqtari gaboi me Atandën

-

Takimi Flamurtari-Partizani u gjykua nga 5 gjyqtarë, me kryesor Enea Jorgjin. Takimi ka pasur disa raste të dyshimta, ku penalltia e akorduar në fund shkaktoi tension dhe pakënaqësi. Në këtë takim kanë qenë 4 raste të dyshimta për penallti, ku është dhënë vetëm një.

1- Në minutën e 65-të, Ramadani pretendon një penallti, pasi preket në shpinë nga Musta. Rast i dyshimtë, por më shumë nuk ishte penallti.

2- Minuta e 83-të, Nedjelkovi­ç lëshon një top në zonë, i cili ndalohet në trupin e Telushit. Rasti duket i dyshimtë nga lëvizja e mesfushori­t të kuq, por vendimi i gjyqtarit konsideroh­et i drejtë, pasi vijoi lojën.

3- Minuta e 87-të, Siljanovsk­i, nga një rivënie anësore me duar, e lëshon topin në zonën e Partizanit. Kotobelli ul kokën për ta larguar topin, por i bie në duar. Ky mund të konsideroh­et si rasti me prekjen më të dukshme, por mbase distanca e afërt ka ndikuar në vendimin e Jorgjit. Duhet të jepej penallti.

4- Minuta e 90+ 4, topi i goditur nga Zuka ndalet nga Atanda, që fillimisht e ka prekur me kokë dhe, më pas, topi bie në dorë. Gjyqtari Jorgji ka akorduar penalltinë me 6 sekonda vonesë. Në dinamikën e aksionit ka edhe një tërheqje në zonë ndaj Bicajt që bie në fushë. Vonesa në akordimin e penalltisë lë pikëpyetje se kush e ka marrë vendimin, Jorgji apo asistentët e tij, si dhe ishte për prekjen e Atandës, apo rrëzimin e Bicajt. Para këtij aksioni, gjyqtari duhet të kishte dhënë një goditje dënimi për të kuqtë, për një ndërhyrje ndaj Prognit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania