Panorama Sport (Albania)

Starova akuzon: Jorgji lau gjynahet e Flamurtari­t

"Nuk pyes për pezullimin, Partizani ka plot trajnerë"

-

Pas transfertë­s së Kukësit, dje trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka dalë sërish nga vetja duke u zënë me gjyqtarët e ndeshjes, të cilët e dërguan në tribunë. Gjithçka ndodhi pas akordimit të penalltisë nga gjyqtari Enea Jorgji në minutën e 94- t të takimit. Pas ndeshjes, në prononcimi­n dhënë për emisionin "Gol pas Goli", "Bobi" pohoi se Jorgji lau gjynahet që ka pasur me Flamurtari­n, pasi vetëm një gjyqtar si ai mund ta japë atë penallti.

Çfarë ndodhi në minutën e 94-t? Shumë i revoltuar…

Komenti im është që gjyqtari nga Elbasani, Jorgji, gjynahet që ka pasur me Vlorën, i lau sot (dje). Pjesën më të madhe kemi qenë ne në zotërim të topit. Nuk akordoi një penallti për Ramadanin. Vetëm ai mund të japë ashtu lloj penalltie.

Çfarë mendimi keni për 11-metërshin e akorduar? S'është penallti ai rast... Mendoni se mund ta penalizoni skuadrën duke mos qenë në drejtim?

Nuk pyet njeri për pezullimin tim, unë përsëri do të jem aty. Partizani ka trajnerë plot. Ai është problemi i fundit, së pari neve na shqetëson humbja me atë penallti inekzisten­te.

Nuk kishit mundësi të gjeni një sulmues si pikë referimi në merkato, apo do të prisni Çanin?

Nuk është momenti për të folur se si do të luaj unë në sulm. Për të tjerat, i kemi alternativ­at. Merkato e janarit është për riparime dhe ne kemi bërë riparim total. Më vjen keq për lojtarët që sakrifikua­n, bënë një lojë shumë të mirë dhe ndëshkohen në mënyrë të tillë. Mund të jepej penallti për ne dhe fitonim,

ndërsa ai shpik një penallti. Ai i ka rënë në qafë Vlorës në të shkuarën dhe ndoshta i ktheu borxhin Vlorës, ose hëngri presionin, e di ai. Edhe Çani do të afrohet me skuadrën, njësoj si me të tjerët. Kemi edhe lojtarë të tjerë. Besoj se jemi të kompletuar.

A u paraqitët në Vlorë me

mendimin për të marrë një pikë?

Ne këtu erdhëm për rezultat të mirë, pse jo edhe për fitore, ndaj një skuadre me financa të larta. Por edhe pika nuk ishte rezultat negativ. Nëse jepej një penallti për ne, fitonim. Flamurtari ka investuar shumë, por edhe ne kemi investuar.

Në maj të vitit të kaluar, në një debat me Duron, patët thënë: "Shyqyr që Flamurtari ka këtë trajner dhe kemi një kundërshta­r që mund ta lëmë mbrapa". A i qëndroni kësaj?

Vjet e kam thënë unë këtë?! Po unë kur e kam filluar kampionati­n këtë vit? Atë e kam thënë më parë, por tani jam bërë trajner.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania