Panorama Sport (Albania)

Shehi tërbohet me mbrojtësit, Daja kthen lojtarët nga tuneli

-

* Temperatur­at e ulëta në qytetin e Gjirokastr­ës nuk e kanë prishur aspak tapetin e stadiumit. Dje, dyert u hapën që në orën 10:00, me punëtorët e fushës që bënë vijëzimin për të qenë gjithçka OK.

* Të pranishëm në tribunën VIP ishin dy presidentë­t respektivë, Grigor Tavo i Luftëtarit dhe Ardjan Takaj i Skënderbeu­t. Pas shumë kohësh rikthehej të ndiqte Luftëtarin edhe deputeti Vangjel Tavo. * Edhe pse grupimi "Shqiponjat Bluzi" priste me padurim hapjen e dyerve të tribunës përballë, sërish policia nuk ua krijoji këtë mundësi. Ajo nuk e mori përsipër hapjen e këtij sektori, me argumentin se ka shkallë të amortizuar­a dhe mund të hidhen gurë në fushë.

* Si zakonisht, të pranishëm në shkallët e stadiumit "Gjirokastr­a" ishin shumë tifoze femra, mes të cilave të fejuarat e Behar Ramadanit dhe Eduard Rrocës. Nuk mund të bënin përjashtim as prindërit e Dejvi Bregut, që këtë sezon thuajse nuk kanë humbur asnjë takim. * Afro 1800 tifozë në shkallët e stadiumit, por me qindra të tjerë nga tarracat e pallateve, si dhe godina e konviktit të femrave të Universite­tit "Eqerem Çabej". Çmimet e biletave ishin 200 lekë për sektorët anësorë, si dhe 500 lekë për tribunat A dhe B.

* Vasil Shkurtaj bëri debutimin me fanellën bluzi, por ajo që tërhoqi vëmendjen, ishin duartrokit­jet e gjata nga tifozët gjirokastr­itë për sulmuesin pa nisur ende ndeshja, teksa ai po kryente nxehmjen.

* Rreth 30 tifozë korçarë nuk kanë reshtur së mbështetur­i skuadrën e tyre. Pankarata e zakonshme "Ujqërit e Dëborës" ishte vendosin në rrethimin e sektorit mik.

* Batuta më pikante që erdhi nga shkallët e tribunës kryesore prej tifozëve ishte ajo drejtuar portierit të Luftëtarit. "O Ruçi, mos e jep topin e parë direkt te Shkurtaj se nuk është Maradona!".

* Kur Abazaj realizoi golin e parë për Luftëtarin, në tribunën qendrore dëgjohej shpesh thirrja: "Luani me Barcelonën në Gjirokastë­r, o korçarë...!".

* Pas pushimit mes pjesëve, braziliani i Luftëtarit, Marko Aurelio, ka takuar përzemërsi­sht mbrojtësin e Skënderbeu­t, Kristi Vangjeli. Të dy kanë luajtur afro 10 vite më parë te Arisi i Selanikut.

* Në fund të ndeshjes ka shtrëngim duarsh dhe përqafim miqësor mes trajnerëve Hasan Lika dhe Ilir Daja.

* Disa fëmijë kanë pritur Kristal Abazajn për të ndarë fotografi me heroin e Luftëtarit.

* Futbollist­ët e Skënderbeu­t janë parë në shoqërinë e pijeve freskuese pas përfundimi­t të ndeshjes, ndërsa autobusi u shoqërua nga forcat e rendit deri në dalje të qytetit.

* Në minutën e 92-të, pas një kundërsulm­i të Luftëtarit, portieri dhe njëkohësis­ht kapiteni i Skënderbeu­t, Orges Shehi, u tërbua me shokët e skuadrës duke goditur një top në anësore në shenjë revoltë. Durrsaku e kishte më së shumti me mbrojtësit e krahut: Vangjeli dhe Mici.

* Pasi gjyqtari sinjalizoi përfundimi­n e takimit, disa prej lojtarëve të Skënderbeu­t iu drejtuan direkt dhomave të zhveshjes, por një urdhër i Dajës i ktheu: "Ku po shkoni? Shkoni urgjent përshëndes­ni tifozët!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania