Panorama Sport (Albania)

Daja: Kaluam në aventurë, i pafalshëm ky nervozizëm

Trajneri: Keq na vjen, por Abazaj bëri detyrën

-

Trajneri Ilir Daja nuk e bën dramë humbjen e dytë në kampionat, edhe pse dukshëm është shfaqur i dëshpëruar­a para kamerave pas ndeshjes. Ai theksoi se ekipit nuk i falet të kalojë në nervozizëm. Ja si u shpreh për "SuperSport" dhe "TVSH" pas ndeshjes trajneri i Skënderbeu­t: Skënderbeu nuk dinte të humbiste, por pse kaq nervozizëm?

Të gjitha këto ndodhën kur ne po kërkonim të barazonim rezultatin dhe janë pjesë të lojës. Jam dakord, një ekip me kaq eksperienc­ë nuk duhet të kalojë dozën emocionale gjatë ndeshjes. Nuk patëm ritmin e

duhur, pasi lojtarët janë ngarkuar në fazë përgatitor­e. Mungesa e Souesë nga fillimi, si dhe pozicionim­i i Xhejmsit, ndikuan jo pak. Patëm rastet tona për të menaxhuar më mirë ndeshjen, por u ndëshkuam në një kundërsulm, edhe pse e njihnim kundërshta­rin. Duhet të ishim më të vëmendshëm

te rasti i Micit, por ka qenë edhe ai me grip duke sakrifikua­r. Të gjitha këto sollën edhe nervozizëm, pasi kaluam në aventurë. Si ndiheni kur ju mund lojtari në pronësi të Skënderbeu­t, Abazaj?

Në të gjithë botën, ekipet bëjnë parakontra­ta. Nuk e bën vetëm Skënderbeu. Lojtarët janë profesioni­stë. Abazaj bëri detyrën, pavarësish­t se neve na vjen keq për atë gol.

Ju duhen më shumë pushime me sa duket?

Mendoj se rreth 12 ditë lojtarët kanë qenë pushim, shto edhe ngarkesat, ka qenë e vështirë.

Megjithatë, duhet të ishim më të kujdesshëm ndaj Luftëtarit. A e ndjeu Skënderbeu faktin se gjysma e ekipit është mbi 30 vjeç?

Në 2017- ën lojtarët kishin shumë potencial dhe nuk është se u vjetërsuan për një muaj. Çfarë do të bëni me zëvendësue­sin e Souesë?

Ne kemi kërkuar një qendërsulm­ues, por merkato e janarit nuk është se të jep shumë hapësirë për të gjetur shumë lojtarë. Morëm një lojtar si Krasniqi që ka bërë shumë mirë në Kategorinë e Parë, por i duhet kohë që të përshtatet.

Ju pamë të komunikoni­t me gjyqtarin, çfarë i thatë? Gjyqtarit i thashë që kartoni i parë i verdhë i Radasit nuk ishte. I kam kërkuar që të lërë më shumë lojë efektive. Kjo nuk do të thotë që na e kishte fajin gjyqtari. Një arbitër i tillë duhet të lejë më shumë lojë efektive. Nuk kemi pse të justifikoh­emi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania