Panorama Sport (Albania)

Kukësi, spektakël ndaj Vllaznisë

Shkodranët mbeten në krizë dhe nisin zbritjen, zhgënjejnë afrimet e merkatos

- ADMIR URUÇI

Nisje perfekte dhe vendi i tretë në renditje. Kukësi i 2018- ës është ndryshe nga ai i vitit të kaluar që e mbylli garën me humbjen në shtëpi ndaj Luftëtarit. Dje në Shkodër, kampionët rikthehen bindshëm në luftën për titullin duke bërë tripletë. Guri, Zderiç dhe Bakaj shënojnë emrin e tyre si golashënue­s. Ndërsa, Vllaznia që kishte bërë jo pak ndryshime në ekip, ku katër titullarë debutuan me fanellën kuqeblu, ishte në një ditë të keqe. Gabime në pasime, ndërsa sulmi thuajse inekzisten­t për shkodranët që e nisin në mënyrën më të keqe të mundshme këtë vit dhe zbresin në vendin e parafundit duke rrezikuar seriozisht rënien. Një debutim për t'u harruar për Sukajn, ndërsa golat e Kukësit vijnë të gjithë në krahun e Mersinit që bën shumë gabime. Të mendosh që lojtari më i mirë i Vllaznisë ishte portieri Sherri që shmangu goleadën, do të thotë se shkodranët ishin në një ditë të keqe. Ndeshja

Loja nis me Kukësin që mundohet të organizohe­t, por, përveç dy goditjeve shumë të gabuara të Gurit nga distanca, nuk prodhon asgjë. Ekipet duket se nuk kanë hyrë ende në lojë dhe bëjnë shumë gabime në pasime, ndërsa ka shumë ndërprerje. Duhej të vinte minuta e 29- të për të parë aksionin e parë të rrezikshëm të ndeshjes. Musolli në hyrje të zonës shërben bukur për Bakajn që del i vetëm përballë portierit vendës, por goditja e tij pritet nga Sherri që shpëton të tijtë. 15 minutat e fundit të pjesës së parë bëhen emocionues­e dhe ekipet "zgjidhen". Fillimisht janë shkodranët që tentojnë me Çinarin që godet me kokë, por topi kalon mbi traversë. Në fund të këtij fraksioni janë miqtë nga Kukësi që kanë rastin më të pastër për të shënuar, por fillimisht Kale dhe më pas dy herë Bakaj nuk arrijnë ta kalojnë Sherrin. Pjesa e dytë nis me Kukësin në sulm. Dhe në të 50- ën vjen zhbllokimi i rezultatit. Rrumbullak­u provon të krosojë nga e majta, por topi devijohet nga një prej mbrojtësve shkodranë dhe përfundon te Kale që shërben për Gurin në zonë, i cili i pambuluar godet saktë me kokë dhe 0- 1. Pavarësish­t avantazhit, miqtë këmbënguli­n dhe më vonë është sërish Guri që tenton me kokë, por kësaj radhe

pret Sherri. Gjoka ndërhyn duke nxjerrë Vucajn për Kalajën. Shkodranët nisin të lëvizin disi dhe në minutën e 70- të arrijnë të barazojnë. Aksion i Vllaznisë nga e djathta me Likën që lëviz mirë dhe shërben në qendër të zonës

për Kalajën, i cili përfiton nga gabimi i dy mbrojtësve të Kukësit dhe fut këmbën duke devijuar saktë në portë, 1- 1. Por, vetëm kaq, pasi më vonë loja është e gjitha nën kontrollin e Kukësit. Shkodranët lodhen, ndërsa kampionët

kërkojnë me ngulm avantazhin. Duhej të vinte minuta e 80- të që Shkodra të tregojë klasin e tij duke vertikaliz­uar bukur për Zderiç në zonë, i cili i vetëm përballë Sherrit nuk e ka të vështirë të shënojë, 1- 2. Në disa raste, Bakaj dhe Guri

kanë mundësi të realizojnë edhe gola të tjerë, por portieri shkodran reagon mirë. Në minutën e parë shtesë, vendësit provojnë me Orelesin që gjuan me kokë pas goditjes nga këndi, por pret Koliçi në pozicion. Në minutën e tretë shtesë dhe

të fundit, miqtë dalin në një kundërsulm të shpejtë me Gurin që shërben për Bakajn, i cili godet saktë me të djathtën i vetëm përballë Sherrit dhe 1- 3. Ndërsa, kuksianët festojnë, gjyqtari vërshëllen për fundin e ndeshjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania