Panorama Sport (Albania)

Guri: Dua të provoj veten jashtë

-

Elis Guri ishte njeriu i ndeshjes në sfidën e luajtur dje në Shkodër. Sulmuesi duket se po kalon një formë shumë të mirë me Kukësin dhe dje realizoi golin e parë, në një kohë që ishte i rrezikshëm thuajse në çdo aksion të Kukësit. Pas takimit, në prononcimi­n e tij për mediat, sulmuesi i kampionëve të Shqipërisë u shpreh: "Ndihem mirë aty, pasi ai është pozicioni im natyral. 5 gola nuk janë mjaftueshë­m për një ekip si Kukësi, por bashkë me Bakajn, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Do japim më të mirën. Kam qenë shumë i ri kur kam qenë me Vllazninë, tani si kundërshta­r normal që gëzohem për ekipin që jam, pasi na duhej. Por, më vjen keq për Vllazninë. Për sa i përket elementit të ri që nxjerr Vllaznia, mund të them se nuk është e thënë se të gjithë shpërthejn­ë në një moshë e të gjithë të luajnë për Vllazninë. Vllaznia nxjerr element të ri të perspektiv­ës dhe ka në përbërje të tillë. Nuk di çfarë të them nëse do të jem një ditë pjesë e Vllaznisë", u shpreh fillimisht Guri. Më pas sulmuesi vazhdoi duke folur në lidhje me atë që ka ndryshuar në skuadër. "Nuk është se janë ndërruar shumë lojtarë, por tek ekipi është rritur harmia dhe besoj se ky është çelësi i suksesit tonë. Për sa i përket trajnerit, shihet qartë harmonia në fushë. Në stërvitje është i rreptë, por jashtë është i qeshur dhe ndihemi komodë në këtë aspekt", tha Guri. I pyetur më pas në lidhje me mundësinë që Guri të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë, sulmuesi tha: "Për sa i përket karrierës sime, çdo lojtar dëshiron të luajë në një kampionat sa më të fortë, pse jo ta provoj edhe veten jashtë Shqipërisë", përfundoi shtatlarti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania