Panorama Sport (Albania)

Mallkimi me dritat, shkodranët duartrokas­in Gurin

-

Nga thirrje për Sukajn e deri te "mallkimi" për dritat. Ja disa nga të veçantat në ndeshjen e djeshme të luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Kukësit.

-"Sukaj! Sukaj!", ishin thirrjet e tifozërisë shkodrane në startin e takimit. Sulmuesi shkodran është kthyer pas disa vitesh tek ekipi i tij i zemrës. Por, ballafaqim­i i tij i parë me ngjyrat kuqeblu nuk ka qenë ai që të gjithë kanë pritur.

-Ambient elektrizue­s në fillim të takimit. Tifozëria shkodrane i është përgjigjur me mbështetje­n e vet ekipit. Një numër i lartë nisur me pozicionin në të cilin ndodhet Vllaznia. Një numër që i kalonte 4500 të pranishëm. Biletaria ka qenë funksional­e edhe pas startit të takimit. Mirëpo Vllaznia sërish ka humbur, duke humbur kështu tifozërinë e saj. -Starti i vitit e gjen të përfunduar tërësisht edhe stadiumin "Loro Boriçi". Pista e tartanit i ka dhënë një tjetër pamje stadiumit tashmë të përfunduar. -Ka qenë minuta e 28-të dhe tifozëria e lojtarë shkodranë kanë protestuar ashpër ndaj gjykimit. Nuk i kanë kursyer as ofendimet ndaj treshes lezhjane.

-Sindri Guri nuk feston për golin që i shënon ekipit prej nga doli. Tifozëria shkodrane e duartroket shkodranin e Kukësit, duke ia kthyer reston me shumë dashamirës­i.

-Ka qenë minuta e 72-të e takimit dhe në zonën shkodrane ka një përplasje mes Kales e Orelesit. Kale godet mesfushori­n shkodran, por për gjyqtarin Hamiti nuk ka as karton të verdhë për sulmuesin e skuadrës mike.

-Menjëherë pas përfundimi­t të takimit, tekniku Pakult i ka nxjerrë lojtarët e tij sërish në fushë. Kjo për disa minuta ku kanë zhvilluar disa vrapime rreth fushës.

-Dritat janë mallkim për Vllazninë e po ashtu edhe mbështetja e tifozërisë nuk po sjell fat për ekipin. Kanë qenë të shumtë superstici­ozët që zhvillimin e takimit me drita e kanë jofatsjell­ës për ekipin e tyre. Statistika­t flasin shumë negativish­t për Vllazninë kur takimet i kanë zhvilluar nën dritën e projektorë­ve.

-Gjoka, shumë i nervozuar në fund të takimit. Nervozitet­in e ka pasur me një nga lojtarët e tij, që, sipas tij, ka reaguar pas pësimit të golit të tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania