Panorama Sport (Albania)

Pakult: Goli i Vllaznisë aksidental, Shkodra lojtar kyç

“Dominuam, ekipi meriton kompliment­e për këtë lojë”

-

Austriaku Peter Pakult ka shijuar dje fitoren e parë zyrtare si trajner i Kukësit. Tekniku duket se i ka ndryshuar fytyrën skuadrës, që dje ndaj Vllaznisë e dominoi ndeshjen duke realizuar tre gola dhe duke siguruar 3- pikëshin e parë për këtë vit. Pas ndeshjes, në prononcimi­n e tij për "SuperSport", trajneri austriak është shfaqur shumë i lumtur për këtë sukses. PAKULT

"Ishte një ndeshje e mirë, sidomos pjesa e parë që ishte shumë intensive. Them se që në minutat e para e nisëm mirë. Ishim mirë edhe në posedimin e topit. Mbrojtja nuk i la kundërshta­rët të rrezikonin asnjë moment. Pritëm që të shënonim golin e parë që të shpërblehe­shim. Problemi ishte që kishim mundësi pas golit të parë, duhet të shënonim golin e dytë dhe e lamë kundërshta­rit të na bënte presion. Nuk i lamë shumë mundësi Vllaznisë, edhe goli që shënoi ishte aksidental. Ishte goditja e vetme e tyre për 90 minuta. Pas këtij "shoku" të vogël për ekipit, përsëri reaguam mirë dhe në fundin e ndeshjes kishim shumë momente për kundërsulm dhe kështu shënuam edhe të tretin. Kam shumë kompliment­e për ekipin sepse këtë punë që kemi bërë gjatë kësaj kohe, e treguam edhe me performanc­ën

e sotme(dje)", tha fillimisht Pakult. Më tej, trajneri foli në lidhje me merkaton dhe me impresioni­n e parë me futbollin shqiptar. "Jam i kënaqur me ndeshjen që zhvilluam sot( dej), por normal që kemi ende sytë e hapur për këto ditë dhe do

të shohim se çfarë mund të ndodhë në merkato. Jam i befasuar në fakt me tempin e shfaqur në pjesën e parë dhe me atë që bëri skuadra ime. Ekipi ynë e qarkullont­e shumë mirë topin". Austriaku komentoi edhe afrimin e Donjet Shkodrës dhe paraqitjes

që ai bëri në fushë. "Shkodra na ndihmon shumë në qarkullimi­n e topit. Është një lojtar i mirë dhe bashkëpuno­n shumë mirë me Musollin. Shkodra është një pikë kyçe në ekipin tonë që lidh mbrojtjen me sulmin". Dhe ndërsa tekniku

ishte duke folur për mikrofonin e "SuperSport", skuadra kuksiane nisi të bënte vrap rreth fushës. Dhe i pyetur në lidhje me këtë, Pakult u përgjigj: "Është një gjë normale dhe përgatitje­t për ndeshjen e radhës fillojnë që tani".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania