Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Goli i dytë gabim në mbrojtje, presim shumë nga blerjet

-

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, foli pas ndeshjes për "SuperSport" duke komentuar ndeshjen e parë të vitit që ishte humbja ndaj Kukësit me rezultatin 3-1. Tekniku u shpreh i mërzitur për humbjen, por sipas tij skuadra funksionoi dhe në vazhdim ata do të vijnë në më të mirën e tyre. Gjithashtu, Gjoka komentoi edhe afrimet dhe pret që në javët në vazhdim të tregojnë kualitetet që ata kanë.

E nisët me një humbje këtë vit. Çfarë ndodhi në këtë ndeshje?

Ishte një ndeshje e mirë, u munduam ta godisnim kundërshta­rin sipas mënyrës tonë. Pati një çekuilibër në ekipin tonë dhe pësuam kështu edhe golin e dytë, ndërsa goli i tretë ishte sepse u hodhëm të gjithë në sulm.

Sidrit Guri është një lojtar që ka dalë nga Vllaznia dhe sot(dje) ishte më i miri në fushë... Është një lojtar që ka kohë që ka ikur nga Shkodra dhe tregoi se i është rritur së tepërmi vlera në futboll. E njoh mirë sepse e kam drejtuar te Kukësi, por ai tashmë është pjesë e asaj skuadre. Merkato e Vllaznisë është mbyllur apo priten afrime të tjera? Merkato e dimrit për ne ka mbaruar sepse jemi munduar të bëjmë disa ndryshime aty ku kishim nevojë. Deri diku skuadra funksionoi, por unë jam më i ftohtë dhe mendoj se skuadra bëri mirë. Kishim përballë kampionët, të cilët kanë cilësi. Mendoj se shumë shpejt do të vijmë në më të mirën tonë. Guri u duartrokit nga tifozët shkodranë kur shënoi golin. Si e komentoni këtë?

Është normale sepse tifozët shkodranë kështu i respektojn­ë lojtarët dhe jo vetëm Gurin. Ata kanë kulturë sportive, kështu është publiku shkodran.

A ju shqetëson kjo humbje, për më tepër që bëtë shumë ndryshime në mbrojtje dhe në fund pësuat tre gola? Më shqetëson dhe më mërzit, por mendoj se mbrojtësit e marrë kanë eksperienc­ë dhe në golin e dytë ishte një gabim teknik në krahët e mbrojtjes. Mendoj se këta lojtarë që kemi blerë do të bëjnë mirë në vazhdim.

Pse nuk e vazhduat presionin më shumë edhe pas golit të barazimit?

Nuk mendoj që duhet të presiononi­m. Goli i dytë erdhi si pasojë e një gabimi që mund t'i ndodhë kujtdo. Nuk mendoj se goli ishte si pasojë e tërheqjes, por janë gabime njerëzore që ndodhin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania