Panorama Sport (Albania)

Tripletë e Kamzës, Laçit nuk i mjafton penalltia

Kurbinasit e nisin keq, bind skuadra e Ndreut

-

Kamzës i mjaftojnë vetëm 3 minuta lojë për të treguar që edhe pjesa e mbetur e kampionati­t në vitin 2018 do të flasë pozitivish­t për ta. Një aksion i shpejtë i kryeqyteta­sve, që kulmon me një goditje nga këndi, shndërrohe­t në gol në momentin e krosimit në zonë të Zguros, i cili kthehet me kokë nga Fukui në qendër të zonës për Ymerajn, që realizon të parin gol të Superiores për vitin 2018.

Faktori 3 - E si të mos mjaftonte kombinimi i numrave 3, po kaq gola do të realizojë deri në fund skuadra e drejtuar nga trajneri Ndreu me tre autorë të ndryshëm (Ymeraj 3', Imeri 74' dhe Mehmeti 86'), të cilët i dhanë tri pikë Kamzës në javën e 17-të dhe të parën për vitin kalendarik 2018. Në të tretën minutë të shtesës, i sapo-futuri Mehmeti, gjuan tokazi për të sigluar 3- 1, pas pasimit të Frashërit në hyrje të zonës. Në momentin e mbarimit të takimit, (pa u luajtur sfidat e orës 17: 00), kjo skuadër u ngjit përkohësis­ht në vendin e tretë, pasi triumfi në Shkodër ngjit Kukësin në këtë vend dhe e zbret të 4-ën…

Starti - Në fushë, Zguro debutonte për vendësit dhe Shtubina ishte titullar në debutimin me kurbinasit. Laçi nis vrullshëm, mirëpo është skuadra vendëse që tregon instinktin "vrasës". Në aksionin e parë të rrezikshëm, krosimi i Zguros drejt zonës kthehet me kokë nga Fukui dhe sfera gjen Ymerajn, i cili gjuan fluturimth­i për të shënuar. Në vijim, Laçi tenton të reagojë duke fituar terren në fushë, por pa sukses. Raste për shënim, por minutat kalojnë pa ndryshim rezultati.

Furia "Laçi" - Fukui do të tentojë golin e sigurisë, por pa rezultat. Pasi kalojnë 20 minuta lojë, kurbinasit shtojnë marshin dhe rrezikojnë furishëm portën e vendësve me disa raste shënimi. Kallaku gjuan fuqishëm pa gjetur kuadratin, më pas Rexhinaldo provon pa forcë dhe e treta tentativë radhazi është me Nikën që gjuan mrekullish­t pas krosimit të Uzunit, mirëpo këtë herë shtylla e djathtë pingule e portës së Kamzës, i mohon golin e barazimit. Deri në fund të këtij fraksioni, të dy ekipet do tentojnë, por mungon saktësia.

Penalltia - Mundi i miqve do të shpërblehe­t nga arbitri kryesor, i cili nuk mendohet dy herë në të 57-ën, pasi Gjoni rrëzohet në zonë pas kontaktit me Frashërin që e mban fort nga fanella. Rexhinaldo nuk shpërdoron më dhe e dërgon sferën në rrjetë, në anën e kundërt ku hidhet portieri. Baraspeshë dhe

duket se kurbinasit fitojnë besimin e duhur për t'i prishur punë Kamzës. Aksione identike në minutat 67 dhe 69. Në fillim Laçi me Rexhinaldo­n që pason për Xhixhën, por gjuajtja përfundon jashtë. Vendësit përgjigjen me Plakun që pason për Idrizajn dhe ky i fundit, pas

një driblimi, e dërgon sferën mbi tra.

Fitorja - Grinta e Kamzës nuk mungon dhe, në krahasim me Laçin, saktësia në manovrën sulmuese i bën më efikasë. Plaku bën më të mirën për të disatën herë, kroson për Imerin, i cili, pasi driblon për të

fituar hapësirë, godet mrekullish­t nga e majta e zonës për të shënuar golin e avantazhit pas vetëm 4 minutash aktivizim. Laçi nuk dorëzohet, mirëpo stoli i Ndreut do të sjellë një tjetër gol, me Mehmetin që mbyll takimin në 3-1 për Kamzën, e cila nis mbarë 2018-ën.

 ??  ?? Kamza duke festuar golin e parë të takimit, shënuar nga Ymeraj.
Kamza duke festuar golin e parë të takimit, shënuar nga Ymeraj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania