Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Treguam seriozitet me trajnerin, financat të garantuara

-

Astrit Hoxha i bën "skanerin" Erzenit. Në prag të ndeshjes së parë së këtij viti, në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport" drejtori i përgjithsh­ëm i klubit, analizon punën e bërë prej tij, flet për objektivat dhe ndryshimet në stol. "Pak javë më parë kam marrë këtë detyrë dhe mendoj se ky afat ka mjaftuar që të realizoj të gjitha ato detyra emergjente që na u imponuan. Kështu, realizuam ndryshimet në stafin drejtues dhe atë teknik. Caktuam edhe trajnerët për ekipin e moshave dhe, nga ana tjetër, ndërhymë me shpejtësi në merkato për të mbuluar boshllëqet e krijuara, me largimin e disa futbollist­ëve. Afrimi i Nevil Dedes, largimi i tij i papritur dhe zëvendësim­i i tij i menjëhersh­ëm me një teknik profesioni­st, si Gentjan Stojku, tregon seriozitet nga ana jonë. Tashmë kemi edhe një skuadër të kompletuar, të rinovuar edhe në moshë. Futbollist­ët e ardhur Xhixhiua, Shkëmbi, Farruku, Lila, dy portierët Demi dhe Bytyçi, Balla, Polisi e Çema e kanë bërë grupin më konkurrues, rivalizues­e dhe plot ambicie këtë skuadër. Futbollist­ët i kanë të gjitha kushtet. Kanë garancitë financiare për kohëzgjatj­en e kontratave dhe një bazë materiale moderne, që do prezantohe­t ndaj Besës. Që të mos ngarkohet stadiumi, ekipi gjatë kësaj periudhe, por stërvitjet në kompleksin 'Olimpik Park'. Kemi edhe një risi për tifozët, njoftimet për ndeshjet tona do të publikohen në monitorin e madh në qendër të qytetit. Sakaq, kam një mesazh edhe për tifozët: Ejani për të parë një skuadër, e cila do t'ju dhurojë spektakël dhe fitore. Nuk do të zhgënjehen­i nga ekipi që do t'i gëzojë të gjithë", përfundoi Hoxha. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania